sistematizimi sali garanton perfaqesimi ne mpb nuk preket 69c6c764b9baa

Sistematizimi / Sali garanton: Përfaqësimi në MPB nuk preket

March 27, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali, në një deklaratë për Alsat garanton se sistematizimi në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk do ta prekë nivelin e përfaqësimit të shqiptarëve. Procesi, sipas Sali zhvillohet në mënyrë transparente, ndërsa çdo vendim merret pas konsultimeve të nevojshme profesionale dhe në interes të qytetarëve dhe efikasitetit të institucionit.

“Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është kategori kushtetuese dhe për këtë nuk duhet të ketë asnjë dilemë as për shqiptarët dhe as për bashkësitë e tjera etnike. Sa i përket kësaj çështjeje, është e rëndësishme të theksohet se nuk bëhet fjalë për cenim të përfaqësimit, por për një riorganizim të brendshëm që nuk e vë në diskutim këtë parim”, deklaroi Bekim Sali, Zëvendëskryeministër i parë.

  • Sistematizimi në MPB, nuk i prek pozitat shqiptare
  • Procesi i sistematizimit zhvillohet në mënyrë transparente

Madje, Sali thekson se me këtë proces, shqiptarët do të kenë avancim në pozita.

“Për herë të parë zëvendësdrejtori i Byrosë për Siguri Publike me ligj është funksionar i emëruar nga qeveria (njëjtë sikur drejtori), me kompetenca të plota sikur drejtori; Saraji për herë të parë do të ketë stacion policor; ndihmësi i kryeshefit në SPB Shkup avancohet në Kryeshef Sektori; vazhdojnë me punë ndihmësat e kryeshefave të SPB-ve; vazhdojnë me punë të gjitha NJPB-të; Dhe njëkosisht propoganda e BDI-së për Dibrën është thjesht një propagandë e zezë dhe e kot sepse Njësia për Punë të Brendshme Dibër ngelet njëjtë dhe  Stacioni policor i Dibrës ngelet i kategorisë së parë, ndërsa kryeshefi dhe komandanti do të kenë ingerenca të shtuara në krahasim me të kaluarën”, tha Bekim Sali, Zëvendëskryeministër i parë.

  • Shqiptarët me sistematizimin avancohen në pozita
  • Saraji bëhet me stacion policor, Dibra nuk preket

Sipas paralajmërimeve të ministrit të Brendshëm, me sistematizimin e ri do të shkurtohen rreth 38% e pozitave drejtuese në MPB me qëllim që të rritet efikasiteti. Toshkovski dje demantoi pretendimet e BDI-së se ky proces godet pozitat ku aktualisht udhëhiqen nga shqiptarët. /Alsat.mk/

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

InShot 20260327 173440875
Lajmi i mëparshëm

Sejfullahu: Kriza në Lindjen e Mesme dhe ndikimi global – një këndvështrim psikologjik

ministrat e be se kerkojne strategji te perbashket per krizen e cmimeve te energjise 69c6c7ece5654
Lajmi i radhës

Ministrat e BE-së kërkojnë strategji të përbashkët për krizën e çmimeve të energjisë

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë