Presidenti egjiptian, Abdel-Fattah al-Sisi, ka njoftuar se do të kandidojë për një mandat të tretë në detyrë, transmeton Anadolu.
Sisi, mandati aktual 6-vjeçar i të cilit përfundon në vitin 2024, gjerësisht pritej të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për në muajin dhjetor.
Në një fjalim televiziv, Sisi tha se do të kërkojë një mandat të ri presidencial.
Njoftimi vjen derisa mijëra egjiptianë u mblodhën në disa sheshe në Egjipt për të treguar mbështetjen për kandidaturën e Sisit për një mandat të tretë në detyrë.
Egjipti do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 10-12 dhjetor.
Sipas autoritetit zgjedhor të vendit, kandidatët që kërkojnë të kandidojnë në zgjedhje mund të paraqesin kandidaturën në datat 5-14 tetor.
Shtatë figura politike kanë njoftuar planet për të kandiduar, duke përfshirë Ahmed Tantawi, një ish-deputet që shihet si një kandidat i fortë i opozitës nëse hyn zyrtarisht në garë.
Kandidatët që kërkojnë të kandidojnë duhet të sigurojnë miratime nga 20 ligjvënës ose 25 mijë votues të regjistruar në të paktën 15 provinca, me një minimum prej 1 mijë miratimesh nga çdo qeveri.