Siri, nëna kërkon t’i kthehet fëmija që iu rrëmbye nga PKK/YPG e mbështetur nga SHBA-ja

min lexim

Suad Haj Kalef, fëmija i së cilës u rrëmbye nga organizata terroriste PKK/YPG e mbështetur nga SHBA-ja në lagjen Aynularab (Kobani) në veri të Sirisë, dëshiron të ribashkohet me fëmijën e saj.

PKK/YPG vazhdon praktikën e rrëmbimit të fëmijëve dhe rekrutimit të tyre me forcë në rajonet që ata pushtojnë në Siri. Organizata terroriste nuk i lejon fëmijët që ka rrëmbyer në kampe për stërvitje të armatosur të komunikojnë me familjet e tyre.

Fëmijët që i nënshtrohen trajnimit të armatosur përdoren në aktivitetet terroriste të organizatës. Organizata terroriste PKK/YPG e mbështetur nga SHBA-ja shkatërron ëndrrat e prindërve dhe fëmijëve duke rrëmbyer fëmijë në rajonet e pushtuara.

Kalef, i cila humbi burrin e saj si pasojë e shkeljes në minë teksa punonte në fushë 4 vite më parë në Aynularab, e cila ishte e pushtuar nga organizata terroriste, mbeti vetëm me djalin e saj. Kalef, me paratë që fiton duke punuar në ara, përpiqet t’i sigurojë një jetë të denjë djalit të saj dhe po kalon një kohë të vështirë pasi djali i saj u rrëmbye nga terroristët e PKK/YPG.

15-vjeçari Ahmed Kalef u ndalua në Kobani nga e ashtuquajtura struktura rinore e organizatës, “Shebibe Sevriye”. E mbetur vetëm, Kalef dëshiron të ribashkohet me djalin e saj dhe të ndalojë praktikën e organizatës për rrëmbimin e fëmijëve.

“Më morën fëmijën”

Duke shpjeguar përvojën e saj për Anadolu, nëna Kalaf tha: “Djali im doli për të blerë perime 2.5 muaj më parë. Ai nuk u kthye më. Ai u rrëmbye nga organizata”.

Duke thënë se ajo e mësoi nga fqinjët e saj se fëmija i ishte rrëmbyer nga terroristët, Kalef tha: “Unë shikoja çdo rrugë si e çmendur. Në kohën kur djali im doli jashtë, struktura e quajtur ‘Shebib Sevriye’, e lidhur me organizatën, po patrullonte. Në ato momente ma morën fëmijën”.

Kalef tha se ka shkuar disa herë në organizatë për të kuptuar për fatin e djalit të saj. “Çdo herë më kanë kthyer shpinën. U kam dhënë atyre (PKK/YPG) 500 dollarë. Ata kanë thënë se ishte në stërvitje në kampin ‘Ferhat Halili’ në Kobani. Shkova atje dhe kërkova të ma jepnin djalin, por nuk ma dhanë”, tha ajo.

Duke thënë se ajo i njoftoi drejtuesit e organizatës se djali i saj ishte ende i vogël dhe se duhej të shkonte në shkollë, Kalef vazhdoi: “Nuk pranuan. Nuk ma dhanë fëmijën. Nuk më treguan djalin, ma morën djalin që e kisha për zemër. A është kjo struktura demokratike për të cilën vazhdojnë të flasin? Unë e dua djalin tim. Nuk dua asgjë tjetër. Djali im nuk është luftëtar, nuk di të luftojë. Nuk më ka mbetur gjë tjetër veç fotografive të djalit tim. Djali im nuk ka lidhje me luftën”.

“E gjithë jeta jonë u përmbys kur ai doli jashtë për një moment”

Në vazhdim Kalef tha: “Pasi ndërroi jetë burri im, djali im dhe unë mbetëm vetëm. Unë punoja në fusha që ai të mund të studionte dhe të kishte një jetë të mirë. Unë po e këshilloja të studionte dhe të merrte një arsim të duhur. Ai donte të bëhet mjek kur të rritej”.

“E gjithë jeta jonë u përmbys kur ai doli jashtë për një moment. Kur më morën djalin në kampin e stërvitjes, sikur ma morën shpirtin. Djali im nuk dinte gjë tjetër veç fletores, stilolapsave dhe shkollës. Nuk kam askënd veç tij. E morën për të luftuar. Ëndrra e tij është të rritet, të bëhet mjek, të bëhet i dobishëm për të gjithë njerëzit”, tha nëna e pikëlluar.

Organizatat ndërkombëtare dokumentojnë praktikën e PKK/YPG-së të rekrutimit me forcë të fëmijëve

Përfaqësuesja speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për “fëmijët në konflikt të armatosur”, Virginia Gamba më 29 qershor 2019, u takua me Ferhat Abdi Şahin, i koduar “Mazlum Abdi”, një nga drejtuesit e PKK/YPG, në zyrën e OKB-së në Gjenevë dhe ai nënshkroi planin e veprimit të përgatitur “për të liruar fëmijët luftëtarë brenda organizatës” me një ceremoni zyrtare. Türkiye kishte dërguar një notë proteste në OKB për këtë çështje.

Në raportin e tij të publikuar më 16 janar 2020, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut publikoi gjetjet se terroristët e PKK/YPG po përdornin fëmijët si “luftëtarë” në Siri. Rekrutimi i fëmijëve për të luftuar nga organizata terroriste PKK/YPG u soll në rend dite edhe me “Raportin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore 2020” të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit më 26 qershor 2020.

“YPG vazhdoi të rekrutonte dhe përdorte me forcë edhe vajza dhe djem 12-vjeçarë nga kampet e refugjatëve në veriperëndim të Sirisë”, thuhet në raport.

“Fëmijët në konflikte të armatosura” të përgatitur nga OKB-ja për periudhën janar-dhjetor 2022, thuhej se organizata terroriste PKK dhe shtrirjet e saj siriane, SDF dhe YPG, përdorën më shumë se 1.200 fëmijë si “ushtarë” në vitin 2022.

Në raport theksohej se dega siriane e PKK-së, SDF, rekrutoi 637 fëmijë ndërsa PKK/YPG dhe strukturat e lidhura me SDF-në rekrutuan 633 fëmijë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Guterres, pikëpamjet e të cilit përfshihen në raport, tha: “Jam jashtëzakonisht i shqetësuar për përdorimin e fëmijëve si ushtarë nga HPG/PKK. Unë i ftoj ata të ndalojnë përdorimin e fëmijëve si ushtarë dhe për qëllime të ndryshme dhe të lirojnë të gjithë fëmijët nga radhët e tyre”.





Story i mëparshëm

Programi i Kodimit në Shqipëri, mbi 4100 të rinj kanë aplikuar gjatë këtij viti

Story i radhës

​Guardiola: Dua sërish trofeun e Championsit

Të fundit nga