Siri, 22 ushtarë amerikanë të plagosur nga rrëzimi i një helikopteri

June 13, 2023
1 minut lexim

Njoftohet se 22 ushtarë amerikanë janë plagosur nga rrëzimi i një helikopteri në verilindje të Sirisë, shkaku i të cilit ende nuk është përcaktuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), thuhet se 22 ushtarë amerikanë u plagosën në shkallë të ndryshme si pasojë e rrëzimit të helikopterit në verilindje të Sirisë më 11 qershor.

Thuhet se ushtarët e plagosur u trajtuan dhe dhjetë prej tyre u transferuan në “objektet e kujdesit intensiv” të vendosura jashtë CENTCOM-it.

Mësohet se helikopteri nuk është rrëzuar si pasojë e ndonjë “zjarri armik”, ndërkohë që hetimet po vijojnë për shkakun e aksidentit.

Nuk u dhanë informacione të tjera për ngjarjen.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjenevë, kush mund të aplikojë për një financim shtesë për vitin e ri shkollorë? Kutj i takon dhe ja si shkon kjo prcedurë?

Story i radhës

Rezultatet e zgjedhjeve në Mal të Zi, lëvizja “Evropa Tani” 24 mandate, 6 lista nuk kaluan pragun

Të fundit nga

ShkoLartë