Sipas kushtetutës së re, Tunizia nuk do ta konsiderojë Islamin si religjion zyrtar të shtetit

min lexim

Presidenti tunizian, Kais Saied konfirmoi sot se drafti i kushtetutës që do të hidhet në referendum më 25 korrik nuk e sheh islamin si religjion zyrtar të shtetit.

“Kushtetuta e ardhshme e Tunizisë nuk do ta përmend se ky shtet e sheh Islamin si religjion zyrtar, por që i përket komunitetit umma, të cilët si religjion e kanë islamin”, tha ai para gazetarëve në aeroportin e Tunizisë duke shtuar se “Umma dhe shteti janë dy gjëra të ndryshme”.

Saied dorëzoi dje një draft të kushtetutës së re, një hap kyç në përpjekjen për ta futur nën kontroll shtetin pasi në muajin korrik kishte shkarkuar qeverinë dhe mori pushtetin e gjerë. Kundërshtarët e tij politikë thonë se Sayed kreu një grusht shteti, shkruan portali arabnews.

Neni i parë i kushtetutës së vitit 2014, si kushtetuta e mëparshme e vitit 1959, e përcakton këtë vend të Afrikës së Veriut si një “shtet të lirë, të pavarur dhe sovran. Islami është feja e tij dhe arabishtja është gjuha e tij”.

Dokumenti i vitit 2014 ishte produkt i një kompromisi të arritur me vështirësi midis partisë islamike Ennahda dhe rivalëve të saj laikë – tre vjet pas një kryengritjeje që rrëzoi diktatorin Zine El Abidine Ben Ali.

Presidenti tunizian duhet të miratojë zyrtarisht tekstin e ri të kushtetutës, të krijuar përmes një “dialogu kombëtar” që nuk përfshin forcat opozitare, deri në fund të muajit qershor. Vendimi do të vjen pasi ish-profesori i së drejtës kushtetuese shkarkoi qeverinë dhe më vonë konsolidoi pushtetin duke shpërbërë parlamentin dhe marrë kontrollin e gjyqësorit.

Lëvizjet u përshëndetën nga disa tunizianë të lodhur nga sistemi i korruptuar dhe shpesh kaotik post-revolucionar, por të tjerë paralajmëruan se vendi po kthehej në autokraci.

Saied ka kërkuar prej kohësh një sistem presidencial që sipas tij do të shmangte pengesat e shpeshta që ndodhin në sistemin parlamentar-presidencial. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vëllazëroren e parë e fiton Shqipëria, mposht Kosovën në “Kukës Arena”

Story i radhës

S’ka shërim urrejtja e Isës ndaj Albinit dhe Vjosës

Të fundit nga