Të gjithë, në një moment të caktuar, mund të kemi pasur pasiguri, qoftë në shkollë, punë, takime me njerëz të rinj etj. Ankthi në të tilla ngjarje është i kuptueshëm, megjithatë ju mund të përdorni disa teknika të thjeshta nëse doni të shfaqeni të sigurt dhe me vetëbesim.
Shprehitë e fytyrës: Nëse nuk doni ta shfaqni sikletin, bëni mirë që të kontrolloni shprehitë e fytyrës. Merrni frymë thellë, kështu do të qetësoheni dhe do ta keni më të lehtë të kontrolloni një situatë stresuese. Kini parasysh që të mos i mbani vetullat e rrudhura, dhëmbët e shtrënguar dhe kokën e ulur.
Qëndrimi i duhur: Njerëzit që kanë mungesë vetëbesimi, zakonisht qëndrojnë me supet e përkulura. Qëndrimi drejt u komunikon të tjerëve qëndrueshmëri dhe vetëbesim.
Buzëqeshja: Mos e nënvlerësoni! Përpos faktit që dukeni më tërheqës, transmetoni vetëbesim. Ndodh që duke i buzëqeshur dikujt, gjasat janë të larta që edhe ai/ajo t’jua kthejë dhe kjo gjë mund t’ju ndihmojë të kontrolloni emocionet.
Kontakti me sy: Kontakti me sy është një ndër tiparet kryesore të njerëzve me vetëbesim të lartë. Dikush që largon shikimin tregon jo vetëm mungesë interesi, por edhe paqëndrueshmëri.
Animi i kokës: Një gjest i tillë përcjell vetëbesim dhe ju bën të dukeni më tërheqës.
Parfum? Ekspertët e gjuhës së trupit shtojnë edhe se një ndër faktorët kryesorë të tërheqjes është parfumi. Vanilja dhe myshku nuk do t’ju zhgënjejnë kurrë.