“Sinjali SOS!”/ Petrit Vasili ngre alarmin: Europa duhet ta dijë! Çfarë po paralajmëron deputeti i PL-së

November 29, 2022
1 minut lexim

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me shpopullimin e shkollave në vend.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Vasili thekson se Europa duhet të dijë se dhjetëra nxënës kanë braktisur shkollat.

REAGIMI I VASILIT

Sinjali SOS! Europa duhet ta dije se dhjetra mije nxenes jane me pak ne shkolla e gjimnaze!
Europa duhet ta dije se, tragjedia e shpopullimit te Shqiperise eshte cdo dite, cdo ore, cdo sekonde ajo qe po zhbën Shqiperine.

Europa duhet ta dije se:
– Plot 17 mije e 543 nxenes me pak se sa, nje vit me pare.
– Mungojnë 11 146 fëmijë të moshës shkollore 6-15 vjeç, ndërsa në shkollat e mesme numri është ulur me 6400 gjimnazistë.
– Në arsimin parauniversitar rreth 346 mijë nxënës, kur vitin e shkuar ishin 363 mijë.
– Brenda 3 viteve shkollore nga 2020-2021 deri në vitin 2022-2023 numri i nxënësve është ulur përafërsisht me 45 mijë.
– Rënia më e madhe vjet ishte në gjimnaze, me 17 813 nxënës më pak se në vitin shkollor 2020-2021.
Europa duhet ta dije se çdo propagande e degraduar narkotike e Edi Rames asgjesohet ne çast perpara ketyre shifrave te tmerrshme!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Edhe Rustemi tërhiqet nga gara për Prokurorinë e lartë, Hajrullai mbetet pa konkurencë

Story i radhës

Rita Ora festoi ditëlindjen me miqtë në shtëpinë luksoze ku nata kushton 22,000£

Të fundit nga

ShkoLartë