Sindroma e syve të thatë, është një ndjesi e përsëritur ose e vazhdueshme e tharies së syve. Kjo situatë është e pakëndshme dhe mund të ndërhyjë në cilësinë e jetës tuaj. Mund të keni probleme të mbani sytë hapur ose mund të mos jeni në gjendje të punoni ose të levizni për shkak të thatësisë së madhe të syve. Sëmundja e syve të thatë mund të ndryshojë nga e lehtë në një formë më të rëndë.
Simptomat më të zakonshme të syve të thatë përfshijnë:
-Djegie e syve
-Një ndjesi thumbuese në sy
-Kruarje
-Dhembje
-Ndjeshmëria ndaj dritës
-Skuqje e syve
-Vizioni i turbullt
-Ndjesia se ka një papastërti në sy
Nëse gjendja lihet e patrajtuar ose bëhet më e rëndë, mund të ndodhë dëmtim i syve simptomat që shoqërojnë këto raste janë:
-Inflamacion i syve
-Abrazion korneal (një gërvishtje në sipërfaqen e syrit)
-Erozioni i kornesë (hollimi i sipërfaqes së syrit)
-Infeksioni i kornesë
-Shenja të syve
-Humbja e shikimit
Lotët shërbejnë si një shtresë mbrojtëse, duke i mbajtur sytë të lagur dhe duke siguruar lëndë ushqyese thelbësore. Lotët janë të përbërë nga uji, vaji dhe mukusi, të gjitha këto janë të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të mirë të syve. Sindroma e syrit të thatë zhvillohen kur sytë nuk prodhojnë lot të mjaftueshëm ose nuk prodhojnë cilësinë e duhur të lotëve.
Pandalimi është një faktor kryesor në menaxhimin e syve të thatë, nëse faktorët e mjedisit janë shkaku kryesor atëherë syzet mbrojtëse ose përdorimi i një lagështuesi mund të jetë i dobishëm. Nëse mbani lente kontakti, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje të madhe ndryshimit të tyre kur është e nevojshme. Ka disa mënyra te trajtimit të kësaj patologjie që mund të ndihmojnë, përfshirë këtu lotët artificialë (OTC), medikamente te tjera si dhe në raste me specifike përfshihen procedurat kirurgjikale.
Burimi: GAZETA.MK