“Sindroma e njeriut të shkurtër”, pse burrat me shtat të vogël janë më nevrikë

December 9, 2022
1 minut lexim

Sindroma e burrit të shkurtër është e vërtetë dhe temperamenti i tyre i nxehtë, në të vërtetë mund të jetë i lidhur me volucionin për të kompensuar mungesën e gjatësisë së tyre.

Në këtë përfundim kanë dalë disa shkencëtarë polakë gjatë një studimi të kryer ku burrat me trup më të vogël janë më të zemëruar dhe më konfrontues se kolegët e tyre më të gjatë.

Burrat e shkurtër shpesh kanë kërkuar pushtet, që nga Napoleoni deri te kryeministri aktual i vogël i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak, i cili është i gjatë vetëm 1.70 cm.

Emmanuel Macron, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyy janë liderët të cilët konsderohen si të shkurtër, dukshën nën gjatësinë mesatare të një burri në botën moderne.

Shkencëtarët që hetuan sindromën e njeriut të shkurtër anketuan 367 njerëz dhe kërkuan prova të psikopatisë, narcisizmit dhe makiavelizmit, të cilat përbëjnë tiparet e personalitetit të Triadës së Errët dhe shoqërohen me sjellje më konfrontuese.

Të dhënat zbuluan se meshkujt më të shkurtër kanë më shumë gjasa të sillen në një mënyrë antagoniste ndaj të tjerëve.

Studiuesit teorizojnë se kur një person nuk është fizikisht i frikshëm dhe nuk ka një prani frikësuese, atëherë ai duhet të imponohet në mënyra të tjera.

Sipas tyre burrat e shkurtër janë më të egër dhe më arogantë, pasi e përdorin këtë taktikë për të fituar vëmendje dhe për tu bërë përshtypje edhe partnerëve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjykatat në Kosovë s’janë aq të politizuara, sa janë të varura

Story i radhës

Zvicra njeh pensionet e shqiptarëve

Të fundit nga

ShkoLartë