sindikatat nuk jane te kenaqura me rritjen e pages minimale 67e448f9ae9fd

Sindikatat nuk janë të kënaqura me rritjen e pagës minimale

March 26, 2025
min lexim

Kryetari i Sindikatës së të Punësuarve nga Administrata, Organet Gjyqësore dhe Shoqatat e Qytetarëve Tërpe Deanoski ka deklaruar se sindikatat e vendit nuk janë të kënaqura me vendimin e Qeverisë për rritjen e pagës minimale. Ai madje vlerëson se kjo nuk është rritje por është harmonizim vjetor i cili është i domosdoshëm të bëhet. Ai bëri të ditur se ditën e premte kanë seancë të kryesisë së Lidhjes së Sindikatave dhe se aty do të vendosin për hapat e mëtejshëm.

TËRPE DEANOSKI, KRYETAR I I SINDIKATËS SË TË PUNËSUARVE NGA ADMINISTRATA, ORGANET GJYQËSORE DHE SHOQATAT E QYTETARËVE

“Nuk jemi të kënaqur. Sindikata e të punësuarve nga administrata, organet gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve është pjesë e LSM-së dhe gjithmonë del me LSM-në. Ju e dini që si sindikatë kemi protestuar disa muaj më parë. Do të shihni se një nga sindikatat e rralla që është në grevë dhe protestë është Sindikata e të punësuarve nga administrata, organet gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve “.

Zëvendës ministri i Ekonomisë, Marjan Risteski i pyetur lidhur me vendimin për rritje të pagës minimale pa përfaqësimin e sindikatave tha se paga minimale është dashur të përcaktohet dhe e njejta është përcaktuar në bazë të ligjit, ndërkaq sa i përket sindikatave ai njoftoi se në Këshillin Ekonomik Social është duke u formuar një komision i ri, i cili do të shqyrtojë përfaqësimin e sindikatave.

MARJAN RISTESKI, ZËVENDËS MINISTËR I EKONOMISË

“Paga minimale është përcaktuar në pajtueshmëmi me ligjin për pagë minimale. Përllogaritja është bazuar në 50% të pagës mesatare të paguar vitin e kaluar dhe 50% të inflacionit në krahasim me vitin paraprak dhe nuk duhet të jetë më e ulët se 57% e pagës mesatare të paguar vitin e kaluar sipas Entit Shtetëror të Statistikave. Institucionet kanë kohë të mjaftueshme që ti bëjnë përllogaritjet e tyre për rritjen e pages minimale”.

Sindikatat kërkuan rritje të pagës minimale në 500 euro dhe që qeveria t’i subvencionojë kontributet shtesë për rritjen e pagës minimale. Kryeministri Hristijan Mickoski edhe pse ditën e djeshme deklaroi qe paga minimale do të rritet për 2.200 denarë, pas seancës së qeverisë, u njoftua se paga minimale neto rritet vetëm për 1800 denarë.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

te fala mi bon eglit aludohet se nena e gjestit i kerkoi atij ta pershendese eglin vershojne komentet ne rrjet 67e444fc352d2
Story i mëparshëm

“Të fala mi bon Eglit” – aludohet se nëna e Gjestit i kërkoi atij ta përshëndesë Eglin, vërshojnë komentet në rrjet

miteva hetimi per ejup rustemin e bdi se po vijon 67e449348052c
Story i radhës

Miteva: Hetimi për Ejup Rustemin e BDI-së po vijon

Të fundit nga

Alarmi i Majkos: Nuk duhet të flemë!

Ndryshe nga cfare parashikojne sondazhet, pandeli majko e sheh me skepticizem 11 majin. Si nje beteje jo te lehte per ps, por edhe si nje udhekryq per vendin. Si nje veteran i
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë