sindikata e policise uron pjesetaret per 27 vjetorin e themelimit 6a9d3714bbb94

Sindikata e Policisë uron pjesëtarët për 27-vjetorin e themelimit

September 6, 2026
1 minut lexim

Sindikata e Policisë së Kosovës ka uruar pjesëtarët e Policisë me rastin e 27-vjetorit të themelimit të këtij institucioni.

Në urimin e saj, Sindikata ka vlerësuar punën, profesionalizmin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të policëve në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Po ashtu, ajo ka shprehur mirënjohje për të gjithë pjesëtarët e Policisë për kontributin dhe angazhimin e tyre në shërbim të qytetarëve dhe vendit.

“Përkushtimi i tyre i palëkundur në përmbushjen e vizionit, misionit dhe vlerave të Policisë së Kosovës përbën një shembull të lartë të profesionalizmit, përgjegjësisë dhe përkushtimit ndaj shërbimit, rendit dhe sigurisë publike. Me respekt dhe mirënjohje, Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës, duke vlerësuar kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve dhe vendit”, thuhet në urimin e kësaj sindikate. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkolla luigj gurakuqi ne zheline rikujton rregullat ndalohet perdorimi i celulareve dhe kerkohet respektimi i kodit te veshjes 6a9d208ee6ab1
Lajmi i mëparshëm

Shkolla “Luigj Gurakuqi” në Zhelinë rikujton rregullat: Ndalohet përdorimi i celularëve dhe kërkohet respektimi i kodit të veshjes

kreu disa vjedhje ne shkoder arrestohet autori 20 vjecar bashkepunonte me nje te mitur 6a9d379061a65
Lajmi i radhës

Kreu disa vjedhje në Shkodër, arrestohet autori 20-vjeçar, bashkëpunonte me një të mitur

Të fundit nga

ShkoLartë