shkolla luigj gurakuqi ne zheline rikujton rregullat ndalohet perdorimi i celulareve dhe kerkohet respektimi i kodit te veshjes 6a9d208ee6ab1

Shkolla “Luigj Gurakuqi” në Zhelinë rikujton rregullat: Ndalohet përdorimi i celularëve dhe kërkohet respektimi i kodit të veshjes

September 6, 2026
1 minut lexim
lui

Shkolla Fillore Komunale “Luigj Gurakuqi” në Zhelinë ka rikujtuar nxënësit, prindërit dhe stafin për respektimin e rregullave të shkollës, veçanërisht sa i përket ndalesës së përdorimit të celularëve dhe kodit të veshjes, përcjell tetova1

Nga Drejtoria e shkollës theksojnë se këto rregulla kanë për qëllim krijimin e një mjedisi shkollor të rregullt, të sigurt dhe me respekt për të gjithë.

Në vijim, njoftimi i plotë i Drejtorisë së Shkollës Fillore Komunale “Luigj Gurakuqi” – Zhelinë:

“Të nderuar prindër, kolegë dhe nxënës,

Ju lutemi të keni parasysh dhe të respektoni me përpikëri rregullat e shkollës lidhur me ndalesën e përdorimit të celularëve dhe kodin e veshjes.

Këto rregulla janë vendosur me qëllim të krijimit të një mjedisi shkollor të rregullt, të sigurt dhe me respekt për të gjithë.

Ju lutemi që rregullat e paraqitura në fotot më poshtë të respektohen nga të gjithë, pa përjashtim.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, përfundojnë nga Drejtoria e Shkollës “Luigj Gurakuqi” Zhelinë.

IMG 8429 IMG 8428

IMG 8430

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

seldi liri per jozin ska bere asgje pervec te drejtes qe i takon 6a9d1c9e9187f
Lajmi i mëparshëm

Seldi: Liri për Jozin, s’ka bërë asgjë përveç të drejtës që i takon

Të fundit nga

ShkoLartë