Arrestimi i Joz Markut ka sjellë reagime të shumta, ndërsa në mbështetje të tij ka dalë edhe këngëtari Seldi Qalliu.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka kërkuar lirimin e Jozit, duke arsyetuar edhe veprimin e tij ndaj Eduart Kuçit.
“Free Joz Marku. S’ka bërë asgjë, veçse ka marrë të drejtën që i takon pasi iu sha familja drejtpërdrejt para të gjithëve”, shkroi Seldi.

Vetë këngëtari prej kohësh është larguar nga Shqipëria dhe jetën e ka zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është tërhequr ndjeshëm nga skena muzikore dhe paraqitjet televizive, duke zgjedhur një jetë më të qetë dhe larg vëmendjes që e shoqëronte dikur.
Megjithatë, Seldi vazhdon të jetë aktiv herë pas here në rrjete sociale, ku këtë herë zgjodhi të reagojë për një prej ngjarjeve më të komentuara të ditëve të fundit.
Burimi: botasot.info


