Një 20-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se ka kryer disa raste vjedhjeje në bashkëpunim me një të mitur.
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Recently”, ndërsa gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar edhe dy motomjete të dyshuara të vjedhura dhe një sasi lënde narkotike Cannabis sativa.
Në pranga është vënë shtetasi Xh. Rr., 20 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.
Sipas hetimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, 20-vjeçari dyshohet se, në bashkëpunim me një shtetas të mitur, ka kryer në periudha të ndryshme disa vjedhje në qytetin e Shkodrës dhe në Velipojë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: botasot.info


