sinan vllasaliu publikon fotografi me dua lipen madheshtia e saj na ben kombin madheshtor 6ac2af7121cb2

Sinan Vllasaliu publikon fotografi me Dua Lipën: Madhështia e saj na bën kombin madhështor

October 4, 2026
1 minut lexim

Këngëtari i njohur shqiptar, Sinan Vllasaliu, ka ndarë me ndjekësit një fotografi të veçantë krah yllit botëror me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Fotografia është realizuar në një dasmë në Pejë, ku Sinani ishte i ftuar për të performuar për familjarët e artistes.

Në imazhin e publikuar në InstaStory, dyshja shfaqen të buzëqeshur, teksa këngëtari ka lënë edhe një dedikim për Duan.

Image

Sinan Vllasaliu dhe Dua Lipa

“Madhështia e saj na bën kombin madhështor”, ka shkruar Vllasaliu.Ky takim vjen edhe me një prapavijë të veçantë për këngëtarin.

Sinani ishte planifikuar të këndonte edhe në dasmën e Duas në qershor, e cila u zhvillua në Itali, por një aksident me motor i kishte pamundësuar pjesëmarrjen e tij në atë aheng.

Megjithatë, ai tashmë ka pasur mundësinë të performojë në një tjetër festë familjare të Duas në Kosovë, duke u takuar edhe personalisht me artisten.

Fotografia e tyre së bashku ka marrë vëmendje në rrjetet sociale, ndonëse mesazhi i artistit tregon edhe një herë vlerësimin e tij për këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sondazhet e fundit afd e para renie historike e merzit 6ac2ae921ef48
Lajmi i mëparshëm

Sondazhet e fundit – AfD e para, rënie historike e Merzit

shifer marramendese 1 6 miliarde euro u dogjen ne kazino dhe bastore per 6 muaj 6ac2b351ae72e
Lajmi i radhës

Shifër marramendëse: 1.6 miliardë euro u “dogjën” në kazino dhe bastore për 6 muaj!

Të fundit nga

ShkoLartë