shifer marramendese 1 6 miliarde euro u dogjen ne kazino dhe bastore per 6 muaj 6ac2b351ae72e

Shifër marramendëse: 1.6 miliardë euro u “dogjën” në kazino dhe bastore për 6 muaj!

October 4, 2026
1 minut lexim
kazino

Afro 1.6 miliardë euro janë shpenzuar në lojërat e fatit në Maqedoninë e Veriut gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të Administratës së të Ardhurave Publike, qytetarët e vendit dhe shtetasit e huaj kanë paguar shuma të mëdha në kazino, klube të automateve dhe bastore.

Pjesa më e madhe e parave është luajtur në aparate elektronike, ndërsa kazinoja dhe bastoret vazhdojnë të kenë një pjesë të konsiderueshme të tregut.

Shifrat vijnë në një kohë kur kanë nisur të zbatohen masat për largimin e objekteve të lojërave të fatit nga shkollat dhe institucionet arsimore.

Operatorët e sektorit kundërshtojnë këto masa, duke argumentuar se zhvendosja e lokaleve nuk do ta ndalojë lojën e fatit, por mund të nxisë zhvillimin e lojërave të paligjshme dhe aktivitetit jashtë kontrollit shtetëror.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sinan vllasaliu publikon fotografi me dua lipen madheshtia e saj na ben kombin madheshtor 6ac2af7121cb2
Lajmi i mëparshëm

Sinan Vllasaliu publikon fotografi me Dua Lipën: Madhështia e saj na bën kombin madhështor

Të fundit nga

ShkoLartë