Nëna e një prej fëmijëve të mitur të helmuar në një kopsht në Korçë në një lidhje live në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur me ngjarjen. Nëna ka deklaruar se pasi e ka marrë të birin nga kopshti, ai ka patur disa shqetësime e dhimbje barku.
Ajo shton se më pas e ka dërguar djalin në stërvitje dhe nga një grup në WhatsApp që ka me prindërit e tjerë ka kuptuar se shqetësime kanë patur edhe shokët e tij të klasës. Sipas saj, disa prej tyre kanë shkuar në urgjencë me probleme më të rënda. Ajo thekson se i biri e ka kaluar situatën më të vjella por pa probleme të tjera madhore.
“Fatmirësisht gjendja e tij është shumë mirë. Nuk është se patur ndonjë problem shumë të madh, por shqetësime të vogla. Ne e kemi marrë nga kopshti siç e marrim zakonisht në orën 1:30 e mori bashkëshorti im. Djali ishte shumë mirë. Nuk është se kishte ndonjë shqetësim apo të dukej që kishte diçka. Pasi vij në shtëpi pati një ankesë që kam një dhimbje barku, po e pashë që e kaloi dhe nuk u shqetësova.
Më pas do ta çoja në stërvitje në orën 5:30. Në stërvitje e çoj bashkë me shokët që ai ka tek grupi i kopshtit dhe shikoj që shumë prindër po shkruanin tek grupi që i kanë fëmijë të vjella me dhimbje barku dhe aty u shqetësova.
Më vonë kontaktova edhe disa mikesha të mia që kemi bashkë fëmijët në të njëjtin kopësht.
Më thanë që i kishin çuar në urgjencë sepse fëmijët ishin goxha rëndë.
Aty u shqetësova, shkoj në stërvitje. E marr nga stërvitja para se të mbaronte stërvitjen dhe po e vëzhgoja gjatë gjithë ditës. Nuk pati ndonjë problem. Vetëm në orën 4 të mëngjesit pati një të vjellë dhe gjatë ditës së shtunë ishte pak i lodhur, i zverdhur në fytyrë. Vetëm këto simptoma kishte fëmija im”, tha ajo.
Burimi: botasot.info


