Këngëtari i njohur, Sinan Vllasaliu i ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova, ndër të tjera ka folur edhe për komandantin Adem Jashari, Ushtrinë Çlirimtare si dhe akuzat që iu bënë presidentit Rugova për Adem Jasharin.
Ai ka thënë se Adem Jashari duhet të trajtohet në një faqe të veçantë, ku trajtimi për veprën e tij nuk duhet të futet, siç shprehet Vllasaliu ‘aty ku e kanë fut plot njerëz të cilët edhe kanë qenë bashkëluftëtarë’.
“Unë te Adem JASHARI…unë nuk mundem me i kuptu disa njerëz. Nuk mundem me i kuptu me çfarë të drejte, përderisa familja nuk e ka personalizu, me çfarë të drejte një njeri të cilit unë mendoj që historia shqiptare duhet me ia dhënë një faqe aty dhe mos të preket. Unë nuk e kisha fut Adem Jasharin ku e kanë fut plot njerëz të cilët edhe kanë qenë bashkëluftëtarë të tyre mirëpo sa kanë qenë bashkëluftëtarë deri në fund?”, tha ai.
Vllasaliu gjithashtu tha se akuza që iu ishte bërë Rugovës, ku thuhej se ai nuk e donte Adem Jasharin ishte shumë e padrejtë, duke shtuar se Rugova e kishte mbrojtur UÇK-në për shkak se UÇK-ja e kishte mbrojtur pragun e shtëpisë. Vllasaliu gjithashtu tha se Adem Jashari është në njëfarë mënyre fleta e parë e biblës.
“Adem JASHARI është në njëfarë mënyre fleta e parë e biblës sa i përket…se në shekullin XXI me u viktimizu…Hajde po e zëm kemi edhe…se edhe armiku nga armiku dallon. Ka shumë armiq barbarë, ndryshe vriten në Nigeria njerëzit, ndryshe në Luxembourg. Armikun e ke pasë aq të keq sa ata e kanë çuditë edhe vetën, me keqësitë e tyre. Do të vjen periudha që ata duhet me iu kërku falje të gjithëve, jo vetëm neve”, tha ai.
Vllasaliu tha se Shqipërisë nuk mund t’i ndodh asgjë e keqe përderisa është Kosova, sepse kështu ka ndodhur gjithmonë, edhe kur sipas tij Drenica ishte djeg, ndërsa në Vlorë ishte shpall pavarsia.
“Shqipëria, unë mendoj që na jemi ura e shqiptarisë dhe nuk mundet t’i ndodhë Shqipërisë asgjë e keqe nga Serbia derisa të është Kosova, sepse duhet me na shkel ne për të shkuar atje. Ashtu ka ndodh gjithmonë, neve na kanë shkel, Drenica është djeg, atje është shpall pavarësia në Vlorë. Ne duhet me fillu me ra në tokë edhe me thanë mos me pasë qenë Adem Jashari ne edhe ishim turpëru ndoshta, mos të kish qenë në kuptimin e luftës”, shtoi ai.
Ai tha se Adem Jashari kishte luftuar për të gjithë, edhe për Preshevën.
“Unë jam apolitik në kuptimi… dal në votime, gjithmonë do të dal në votime, por jam apolitik në kuptimin e… kjo është vetëm periudha e jetës sime kur unë e kam pasur jetën më së vështiri dhe një njeri e ka marrë përgjegjësinë të na ruante varret. Ashtu siç e ka marr Adem Jashari përgjegjësinë ta ruante shqiptarinë, sepse shqiptaria është mbrojtur. Në kuptimin gjithmonë kur them shqiptarinë mendoj në kuptimin gjeografik. Jo t’i ndajmë, nuk po ndajmë asnjë cep ku jeton shqiptari. Adem Jashari ka luftuar edhe për ata në Preshevë sot, edhe Ibrahim RUGOVA ka luftu edhe për këta shqipëtarët që e di unë”, u shpreh Vllasaliu.
Deklaratën e tij mund ta dëgjoni në linkun e mëposhtëm:
https://www.youtube.com/watch?v=qsl2_j-OjxI&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI
Emisioni i plotë: