Drejtori i Entit Shtetëror i Statistikave, Apostol Simovski ka deklaruar se të dhënat ekonomike nga regjistrimi do të publikohen deri në fund të qershorit.
“Të dhënat ekonomike nga regjistrimi do të publikohen deri në fund të qershorit. Këto janë metoda të zbatuara dhe specifike, të dhënat e moshës janë të sakta, vijnë nga numri i sigurimeve shoqërore, ka diçka që nuk mbulohet, por duhet të kemi kujdes. Numri prej 26.000 fëmijëve që nuk ndjekin arsimin është shumë i madh, siç thoni ju. Sa herë që bëjmë analiza të shpejta mund të bëjmë gabime. Të presim tabelën pas regjistrimit të shkollës dhe moshës, kështu që do të flasim më konkretisht. Tani mund t’ju jepet një imazh i rremë. Unë nuk i kam parë shifrat ekonomike. Kjo nuk është një detyrë e lehtë. Në regjistrimin e vitit 2002, të dhënat u publikuan për një vit. Qershori nuk është një kohë e gjatë. Do të presim dhe do të publikojmë të dhënat ekonomike dhe arsimore”, deklaroi për “Sitell” Simovski.