Simone Inzaghi tregon se si ekipi i tij humbi derbin me Milanin

September 23, 2024
1 minut lexim

Simone Inzaghi e pranoi se Milani e meritoi fitoren në Derby della Madonnina, duke treguar se Interi kishte qëndrim të gabuar dhe nuk luaji si ekip. 

Pas golave të Christian Pulisic dhe Federico Dimarco në pjesën e parë (1-1), Matteo Gabbia shënoi me kokë pas një asistimi të Tijjani Reijnders duke vulosi fitoren e parë të Milanit ndaj rivalëve të tyre që nga viti 2022. 

“Sigurisht që Milani është një ekip shumë i mirë. Ata bënë më mirë se ne këtë mbrëmje dhe e merituan fitoren”. 

“Ne kishim qasje të gabuar dhe nuk ishim mjaftueshëm ekip, gjë që është e rrallë për ne. Asnjërën nga pjesët nuk e nisëm me qëndrimin e duhur, u përpoqa të ndryshoja disa gjëra, por nuk e ndihmoi situatën”. 

“Ne nuk ishim të fortë, humbëm formën dhe lejuam shumë topa. Pati një periudhë pasi barazuam për rreth 20 minuta kur patëm disa raste të tjera shënimi, por më pas dolëm për pjesën e dytë me të njëjtin qëndrim të gabuar si të parën. Kjo ishte vendimtare, ne nuk po punonim mjaftueshëm si ekip”, deklaroi Inzaghi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Të martën do të shfuqizohen të gjitha online kazinotë në Maqedoni, thotë Mexhiti nga SHBA-ja

Story i radhës

Mexhiti: Raportet në Qeveri janë korrekte, kemi kapacitet politik dhe demokratik për zgjidhjen e dallimeve

Të fundit nga

ShkoLartë