Simeone: Kalendar i ngjeshur

September 21, 2024
1 minut lexim

Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid, ka mbetur i kënaqur ngë fitorja në champions league, por tashmë vëmendja e tij është përqendruar te sfida e së dielës ndaj rayo vallecano në kampionat. Një ndeshje që luhet vetëm tre ditë pas triumfit në Europë, ndaj skuadra nuk ka patur shumë kohë të rikuperojë.

Ndaj, trajneri argjentinas do të nisë rotacionin, por konfirmon se ajo do të jetë e studiuar mirë: “Lemar po rikuperohet. Ai po punon me mjekë dhe fizioterapistë, po bën një përpjekje e madhe për të marrë veten në formën më të mirë të mundshme. Unë fola me të, duke i shpjeguar se çfarë mendoj për ta ndihmuar të përmirësohet”.

Më tej, Simeone tha: “Në fushë ka pak për të punuar në kohën që na mbetet para çdo ndeshje. Djemtë kanë një bazë të lojës me situata dhe mënyra të ndryshme të saj dhe ne e bëjmë këtë me më shumë video se sa seanca stërvitore dhe duke u përpjekur të balancojmë atë që është e rëndësishme për çdo ndeshje”.

Për Simeone, numri i madh i ndeshjeve dhe kalendari i e ngjeshur ndikon në program: “Na krijon nevojën që të përpiqemi të menaxhojmë skuadrën në mënyrën më të mirë, por vështirësitë vijnë kur orët para ndeshjes afrohen dhe ne duhet të fitojmë.

Rotacioni i lojtarëve nuk është një fjalë e bukur, por është një mundësi që të gjithë të luajnë. Nga pikëpamja fizike, duhet të përpiqemi të menaxhojmë sa më mirë lojtarët”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tahiri: Antiamerikanët është dashur ta marrin vrapin për në opozitë, jo për në SHBA

Story i radhës

Noka nga Peshkopia: Do të vijojmë protestat deri në krijimin e një qeverie teknike

Të fundit nga

ShkoLartë