Simeone “harron” fitoren në Roterdam dhe “kërcënon” Barcelonën

Atletico Madrid kaloi me sukses një transfertë të vështirë ai ajo në “De Kuip” ndaj Feyenoordit. Skuadra e Diego Simeones fitoi 1-3 dhe siguroi kualifikimin në raundin e 1/8-ve në Champions League.

Spanjollët patin edhe fatin me vete, pasi kampionët e Holandës realizuan dy autogola.

Trajneri argjentinas ndihet i lumtur për suksesin në Roterdam, teksa bën thirrje që gjithë energjia dhe përqendrimi të fokusohen te Barcelona.

“Jam shumë i lumtur për lojtarët, ata po zhvillojnë ndeshje shumë të rëndësishme. Ne i dinim vështirësitë e të luajturit në këtë stadium ndaj këtij kundërshtari, por e interpretuam mirë takimin.

Golin e tretë mund ta shënonim më shpejt, por na mungoi freskia dhe saktësia. Gjithsesi, ne kishim vite që nuk mbërrinim kaq të qetë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Le të përqendrohemi te sfida e së dielës ndaj Barcelonës, një skuadër me futbollistë të mrekullueshëm dhe një trajner të mirë me ide të qarta”, u shpreh Simeone.

Atletico viziton në fundjavë (e diel, 21:00) kampionët e Spanjës në “Estadio Olimpico”, duel tepër i rëndësishëm për të dyja skuadrat, që ndajnë vendin e tretë në La Liga me nga 31 pikë, 4 larg kreut.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Santiana ia fërkon shpinën Bucit në orët e hershme të mëngjesit

Story i radhës

Dëme nga moti i keq në Librazhd – rrugë të bllokuara e biznese të dëmtuara, mungesë të energjisë në disa fshatra

Të fundit nga