simboli i shqiponjes se gjergj kastriotit vula e identitetit tone kombetar europian 68eb3f0229903

Simboli i Shqiponjës së Gjergj Kastriotit – vula e identitetit tonë kombëtar europian

October 12, 2025
min lexim

Përgjatë historisë së kombit tonë një nga simbolet që më së shumti ka qenë i sulmuar dhe është bërë çmos të zhduket ka qenë simboli i Shqiponjës së Gjergj Kastriotit. Gjatë pushtimit otoman(turk) mbi pesqind vjet simboli i Shqiponjës së Gjergj Kastriotit është urryer në mënyrë patologjike, sulmuar e luftuar, penguar e me tendenca edhe të zhdukjes, pastaj mbi një shekull është sulmuar,urryer në mënyrë patologjike, e penguar dhe është tentuar të zhduket edhe nga pushtuesi serb.

Por ajo që është më e dhimbshmja, më e trishtueshmja ,kohëve të fundit kanë dal edhe disa mbetje e armiq të brendshëm që të veshur me petkun e ideologjisë islamike apo sektare të saj kanë sulmuar,urryer poashtu në mënyrë patologjike, njollosur dhe po të kishin fuqi edhe do ta zhduknin simbolin e Shqiponjës së Gjergj Kastriotit.Këta individ ende edhe sot aksush nuk i ka gjykuar me anë të ligjit për një përdhosje të simbolit të shenjtë kombëtar të Shqipnjës së Gjergj Kastriotit.A nuk është turp që individ të tillë e grupe të tilla sektare e ideologjike islamike zhvillojnë aktivitet të tilla lirshëm në Republikën e Kosovës dhe institucionet e rendit,sigurisë dhe ligjit nuk i kanë ndëshkuar ende, a nuk është ky një poshtërim i madh të lihen këta njerëz të përdhosin simbolin e Shqiponjës së Gjergj Kastriotit.

Sikur shihet janë pikërisht këta grupe ideologjike fetare islamike bashkë me serbët që e urrejnë simbolin e Shqiponjës së Gjergj Kastriotit sikur ndodhi rasti me ndeshjen e futbollit në mes të Shipërisë dhe Serbisë. E shihni se sa të ngjashëm janë këta dy armiq të kombit tonë që e urrejn dhe duan ta zhdukin simbolin e Shqiponjë së Gjergj Kastriotit, a e shihni që ideologjia islamike dhe ideologët e saj të errësirës në Kosovë janë të ngjashëm me serbët që e urrrejn simbolin tonë të shenjtë kombëtar ,pra simbolin e Shqiponjës së Gjergj Kastriotit. Shpresoj se tani e kanë kuptuar një pjesë e popullit tonë se sa të ngjashëm janë disa individ të grupeve sektare të ideologjisë islamike me ta në urrejtjen dhe mohim e simboleve ,figurave dhe çdo gjëje arbëror apo dardane.

Është koha ta kuptojnë të gjithë se ata që sulmojnë dhe urrejn simbolet dhe figurat e kombit tonë janë armiq të kombit tonë dhe hanë në kazanin e njejtë me ta.

Fitorja e Shqipërisë në futboll kundër Serbisë ishte një fitore që edhe po të ishte gjallë Gjergj Kastrioti do të gëzohej, sepse simboli i tij i Shqiponjës ishte frymëzim mbarëkombëtar që i dha krah ekiptit të Shqipërisë, Fryma e Gjergj Kastriotit dhe simboli i tij fitimtari Shqiponjës edhe sot po i gëzon zemrat arbërore e në anën tjetër si në të kalurën edhe tani ky simbol u sulmua dhe u urrye nga ata që nuk e duan as ta shohin me sy e lërë ta shohin fitimtar,por ja që Shqiponja e Gjergj Kastriotit gjithnjë ka qëndruar e ngrituar lartë si në betejën historike ashtu edhe në atë të artit sportiv dhe të arteve tjera kombëtare.

Simboli i shqiponjës së Gjergj Kastrioti qoftë gjithmonë simbol i fitoreve të kombit tonë dhe i bashkimit tonë me familjen europiane.

Urime Shqipëria ime e dashur fitorja në fuboll!

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dueli me serbine dy lojtaret te kombetares futen ne histori 68eb3ef745166
Lajmi i mëparshëm

Dueli me Serbinë, dy lojtarët të Kombëtares futen në histori

talebanet afgane konfirmojne sulmet hakmarrese ne kufirin me pakistanin 68eb4013bae38
Lajmi i radhës

Talebanët afganë konfirmojnë sulmet “hakmarrëse” në kufirin me Pakistanin

Të fundit nga

Normani ndez rrjetin nga Fixhi

Normani po shijon ditë relaksi në parajsën tropikale të Fixhit. Ajo nuk ka humbur rastin të ngacmojë fansat me një postim plot humor. Këngëtarja publikoi një fotografi nga Nanuku Resort dhe e
ShkoLartë