Silvio Berlusconi, lideri i Forza Italia, ka reaguar për herë të parë në lidhje me luftën në Ukrainë.
Ai e ka cilësuar situatën në Ukrainë një agresion të papranueshëm ushtarak.
Sipas tij, Italia së bashku me Aleancën e Antlantikut të Veriut, Perëndimin dhe Evropën duhet të bashkëpunojnë për t’i dhënë fund sa më parë konfliktit.
“Përballë konfliktit ne kemi një detyrë të dyfishtë: të punojmë për paqen dhe të bëjmë pjesën tonë me Aleancën Atlantike të Veriut, me Perëndimin dhe Evropën për t’i dhënë fund një agresioni të papranueshëm ushtarak”, tha ai.