Klubi anglez, Liverpool është duke e monitoruar qendërmbrojtësin e Benfica-s, Antonio Silvan.
Menaxheri i ‘The Reds’ Jurgen Klopp po kërkon ta forcojë repartin e mbrojtjes.
Klubi nga ‘Anfield’ nuk po kalon sezon të mirë, dhe tashmë është duke menduar të bëjë disa transferime.
Silva i Benficas, sipas mediave britanike, është objektivi i Klopp-it. Krerët e Liverpoolit thuhet së shumë shpejtë do të kontaktojnë agjentin e lojtarit të cilin do të provojnë të sjellin në Liverpool qysh në tregun e janarit.
Silva çmimi i të cilit kërkon 52 milionë funte, kërkohet edhe nga PSG dhe Manchester United..