Silva: Në atë moment trishtimi, kam provuar një ndjenjë gëzimi të madh

1 minut lexim

Mbrojtësi i Chelsea-t, Thiago Silva, ka rrëfyer historinë e transferimit të tij te klubi londinez nga PSG pas finales së Champions League 2020 (e humbur 1-0 kundër Bayern Munich).

“E kam mësuar teksa isha në autobusin e PSG-së. Po kthehesha në Paris pas finales së Champions League të humbur kundër gjermanëve”, ka thënë braziliani.

“Në atë moment trishtimi, kam provuar një ndjenjë gëzimi të madh. Jam shumë krenar që klubi më shikon si lider këtu në Londër”, ka shtuar Silva.

Mediat kanë bërë të ditur se ka qenë trajneri Thomas Tuchel, në atë kohë në drejtim të parisienëve, që ka kërkuar largimin e mbrojtësit. Operacion që është konkretizuar shumë shpejt.

Një transferim që ka rezultuar i suksesshëm për 37-vjeçarin, i cili ka fituar një Champions League, një Superkupë të Europës dhe një Botëror për klube në sezonin e tij të parë me Blues.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Daci: Jam tejet i kënaqur edhe me paraqitjet e mija te Westerlo

Story i radhës

Pasuria e Elon Musk më e madhe sesa GDP-ja e Finlandës dhe Portugalisë

Të fundit nga