Silva është në muajt e fundit të kontratës me Chelsean

Thiago Silva është në muajt e fundit të kontratës me Chelsean, teksa mbrojtësi Brazilian tani po mendon për të ardhmen.

Rinovimi i kontratës me “Blutë” është një mision i pamundur, ndërsa mediet braziliane kanë raportuar se Thiago Silva do të rikthehet në Brazil, teksa gjatë kësaj periudhe ka pasur kontakte midis lojtarit dhe Fluminenese-s.

Por, nuk përjashtohet edhe mundësia që ish-mbrojtësi i Milan-it dhe Paris Saint-Germain-it të tërhiqet, sepse ky mendim e ka shoqëruar atë të paktën deri më tani, teksa interesimi konkret nga Brazili e ka vendosur në pozitë brazilianin, që tani duhet të marrë një vendim.

Burime pranë pranë lojtarit theksojnë se, 39-vjeçari e sheh si mundësi të mirë interesimin e Fluminenses që të luaj të paktën edhe për një vit, teksa ekipi Brazilian kërkon të përsërisë historinë që ndodhi me Marcelo-n, i cili mbërriti me parametra zero nga Real Madrid.

Tashmë, në fund të sezonit në Angli, Thiago Silva duhet të marrë një vendim për të ardhmen e tij, ose të tërhiqet ose të pranojë ofertën e Fluminenses, që të luajë edhe për një sezon e për më tepër do të kishte mundësin për ta mbyllur karrierën në “shtëpi”, në Brazil.

Story i mëparshëm

Luana Vjollca ”seksi” edhe me libër

Story i radhës

Danimarka do të ndajë miliona dollarë për rindërtimin e Ukrainës, në sektorin e energjisë

Të fundit nga