Silva Caka-Ramës: Mos kërko alibi te partia që 5 vite më parë të braktisi të mbyteshe i vetëm në zullumet e tua

February 1, 2022
1 minut lexim

Silva Caka nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama.

Caka shkruan se në nëntë vite kryeministër, pesë vitet e fundit po drejton i vetëm.

Po ashtu ajo thekson se vetëm e ka shkatërruar Shqipërinë, duke shtuar: ‘Mos kërko alibi tek partia që 5 vite më parë të braktisi të mbyteshe i vetëm në zullumet e tua’

Statusi:

Ke 9 vite kryeministër dhe 5 vitet e fundit po drejton VETËM! Je ti duke e shkatërruar Shqipërinë, ndaj mos kërko alibi tek partia që 5 vite më parë të braktisi të mbyteshe i vetëm në zullumet e tua.

Aq përgjegjësi ke, sa edhe drejtorin e emërove TI (po t’a kujtoj që ka qenë Dorian Shehu nga PS) edhe ambjentet me qira ia ke dhënë ti vetë atij mikut që në fillim i hoqe mandatin e deputetit e më pas e strehove në partinë tënde.

Merru me ndonjë gjë të rëndësishme si borxhi publik se po shkojnë shteti dhe bankat në faliment, se sa për fasadat e zyrave të shtetit nuk i intereson më asnjë shqiptari, përveç atyre që ke punësuar në administratë si sharës me pagesë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fantazisti i Tottenhamit huazohet te Villareal deri në fund të sezonit

Story i radhës

Milloshoski: Propozim ligji për një njësi zgjedhore të hyjë në procedurë parlamentare

Të fundit nga

ShkoLartë