13
Shkup, 23 tetor – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, e pyetur rreth faljeve që ka nënshkruar, e arsyetoi punën e Komisionit për falje duke thënë se vendimet janë marrë mbi bazë të analizës së veprave për të cilat janë dënuar dhe jo për personat konkretë.
Siljanovska për “TV21” thotë se e respekton punën e Komisionit dhe nuk përzihet në punën e tyre.
“Në rastin e parë, nuk e di as emrin si ishte të jem e sinqertë. Vepra është, aktgjykimi është një vjet e tre muaj dhe vepra ka të bëjë me posedim i paautorizuar i armës dhe pesë plumbave, kjo është vepra, me siguri e kanë pasur parasysh këtë. Po, personaliteti, e di kush është, por flas për punën e Komisionit.
Te rasti i dytë bëhet fjalë për vepër që është e lidhur me dhunë në një pikë pagesore, një rrahje dhe aktgjykimi është 6 muaj. Po, personalitetet janë interesantë, në aspekt negativ të fjalës, kjo është fakt, tani unë e shoh këtë. Por unë them se ata e kanë pasur parasysh këtë, veprat konkrete”, deklaroi Siljanovska.
BURIMI: zhurnal.mk