Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova ka qenë mysafire në ClickPlus në TV21.
Ka komentuar edhe vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e “balancuesit”.
Sipas saj, ky vendim duhej të sillej që moti nga Gjykata.
“Këtë vendim Gjykata kushtetuese duhej ta sillte që moti. Të gjithë i drejtoj, sepse thirren në burimin – Marrëveshjen e Ohrit, por Marrëveshjen Kornizë e Ohrit ta lexojnë edhe njëherë. Atje qartë shkruan se kur flasim për administratë dhe për punësime, kriteri bazë është profesionalizmi dhe kompetenca, thuhet poashtu se përskaj profesionalizmit dhe kompetencës duhet të respektohet edhe parimi kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Fillimisht, për mu termi “balancues” është i kontestueshëm, instrumenti është i kontestueshëm. Sepse pyetja është se çfarë balanconi? Nëse balanconi edhe profesionalizëm e kompetencë dhe përfaqësim të drejtë dhe adekuat, atëherë është në rregull. Kjo do të thotë se ju balanconi njohuri dhe përfaqësim dhe kjo është me të drejtë”, tha Siljanovska.
Burimi: tv21