Siljanovska Davkova u shprehi ngushëllime familjeve të të vdekurve në fatkeqësinë në Novi Sad

November 2, 2024
1 minut lexim

Shkup, 1 nëntor – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sonte u shprehi ngushëllime familjeve, anëtarët e të cilave e humbën jetën në fatkeqësinë e sotme në Novi Sad.

“Mendimet tona janë me të gjithë të goditurit nga fatkeqësia tragjike që ndodhi sot në stacionin hekurudhor në Novi Sad. Shprehim ngushëllime të thella për familjet të cilat i humbën të afërmit e tyre, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë rikuperim të[ shpejtë”, shkroi Siljanovska Davkova në Fejsbuk.

Në stacionin hekurudhor në Novi Sad sot në orën 11:50 u shemb konstruksioni i ndërtesës së stacionit. Nën konstruksion ka pasur ulëse dhe në to në momentin e shembjes ka pasur shumë qytetarë.

Prokuroria e lartë publike në Novi Sad kumtoi se gjatë hetimir pas shembjes së një pjese të ndërtesës së Stacionit hekurudhor në Novi Sad, nga rrënojat deri më tani janë nxjerrë 14 trupa.

Në Serbi është shpallur ditë zie.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjilani gati për Dukagjinin

Story i radhës

Maqedonia si fushë beteje Vrasje e re, kësaj rradhe në Shtip

Të fundit nga

ShkoLartë