5
Shkup, 12 tetor – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Vilën Biljana në Ohër priti Migel Anhel Moratinos, Zëvendëssekretar i Përgjithshëm i KB-së dhe Përfaqësues i Lartë i Aleancës së Civilizimeve të KB-së.
Në takimin me Moratinosin, i cili është edhe ish-shef i diplomacisë spanjolle, i cili ishte i përfshirë në procesin e zgjerimit, siç informojnë nga Kabineti i Siljanovska Davkovës, është shprehur dakordësia që procesi i integrimeve evropiane të Maqedonisë të jetë në kuadër të kritereve të Kopenhagës dhe dokumentet bazë të BE-së, dhe jo për çështje dypalëshe dhe historike.
Bashkëbiseduesit, theksohet në kumtesë, u pajtuan se është koha e fundit që qytetarët e Maqedonisë të bëhen pjesë e familjes evropiane dhe BE-ja ta integrojë Ballkanin Perëndimor në radhët e saj, duke fituar përkrahje më të fortë dhe ndikim të shtuar në botën multipolare.
Në takim është biseduar edhe për rëndësinë e promovimit të dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar si mjet për parandalimin e konflikteve dhe nxitjen e kohezionit social, ku Presidentja Siljanovska Davkova e ka theksuar përkushtimin e shtetit tonë për multilateralizëm, si dhe për punën e Aleancës së Civilizimeve, duke promovuar stabilitetin rajonal.
Siljanovska Davkova dhe Moratinosi, kanë shkëmbyer mendime dhe informacione për qëllimet e Aleancës së Civilizimeve përmes zbatimit të politikave që promovojnë kohezionin social dhe përfshirje kulturore, duke përfshirë programe arsimore, shkëmbime kulturore për diplomacinë publike, që synojnë ndërtimin e tolerancës dhe respektit. Siljanovska Davkova, thuhet në kumtesë, e ka theksuar potencialin e forumeve rinore, programeve të shkëmbimit dhe trajnimeve për lidership si mjet për nxitjen e respektit dhe mirëkuptimit ndërkulturor, duke theksuar rolin e diplomacisë digjitale.
Migel Anhel Moratinos, Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i KB-së dhe përfaqësues i lartë i Aleancës së Civilizimeve të KB-së po qëndron në vendin tonë, me rastin e pjesëmarrjes së tij në Forumin për Diplomacinë Kulturore, organizuar nga Shkolla për Liderë të Rinj, nën patronazhi i ish-presidentit, Gjorge Ivanov, i cili gjithashtu mori pjesë në takim.
BURIMI: zhurnal.mk