Siljanovska Davkova: Deklarata e Ahmetit është presion ndaj pushtetit gjyqësor

May 5, 2025
min lexim

Shkup, 5 maj – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot deklaratën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, se nëse ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi akuzohet për tragjedinë e Koçanit, do të dalë në rrugë dhe nuk do të kthehet derisa të provokojë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale, e karakterizoi si presion mbi pushtetin gjyqësor.

Presidentja e shtetit, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për të komentuar deklaratën e fundit të Ahmetit, theksoi se ndryshe nga ai, ajo i mat fjalët sepse nuk dëshiron të ndërhyjë në pushtetin gjyqësor.

“Unë ndryshe nga z.Ahmeti, do t’i mas fjalët e mia, nuk dua të ndërhyj në pushtetin gjyqësor, por megjithatë e dini se çfarë kanë bërë të gjithë, përfshirë z. Ahmeti dhe BDI-në, shumë herë kanë bërë thirrje për pavarësinë e pushtetit gjyqësor, mirëpo ky lloj fjalimi në fakt do të thotë presion mbi pushtetin gjyqësor. Nuk dua të jap një vlerësim të kualifikimit, me shumë gjasa është një moment dobësie ose nuk dua të them një moment mossinqeriteti, por 30 vjet më vonë, dhe veçanërisht BDI pas 20 vitesh në pushtet, ne duhet të respektojmë parimin e ndarjes së pushteteve dhe partitë duhet të qëndrojnë mënjanë. E kam thënë shumë herë se shpesh thonë për ne se nuk mund të bëhet dallim ndërmjet vijës së hollë, ku mbarojnë partitë dhe ku fillojnë institucionet shtetërore. Shtetet në të cilat partitë ndonjëherë paraqiten sikur të ishin institucione shtetërore, dhe nuk janë, quhen partitokraci, që nuk është një model demokratik. Z.Ahmeti ka bërë thirrje shumë herë për veting, vetingu është në funksion të kryerjes cilësore të funksioneve, përfshirë Gjykatën. Shpresoj që kjo të ketë qenë vetëm një deklaratë dhe që Ahmeti dhe BDI, të cilët kanë qenë në pushtet për shumë vite, dy dekada, të kenë mësuar se institucionet duhet të respektohen dhe se Gjykata është ajo që do të gjykojë nëse dikush ka gabuar apo jo, nuk po flasim për një person këtu, por prezumimi i pafajësisë vlen për të gjithë, theksoi Siljanovska Davkova pas përfundimit të Akademisë solemne me rastin e 80 vjetorit nga kodifikimi i gjuhës standarde maqedonase, në ASHMAN, që ishte nën patronatin e saj.

Ahmeti në deklaratë për “Sloboden peçat” javën e kaluar tha se nëse Bekteshi akuzohet, kjo do të shkaktojë protesta dhe shtoi se në çdo moment, sikur nga shakaja, mund të nxjerrë dhjetë mijë mbështetës të BDI-së në rrugë, të cilët do të protestojnë çdo javë.

 

“Do të protestojmë për Kreshnikun. Nëse Ali Ahmeti del në rrugë, nuk ka kthim pas. Do t’i mbështesim kërkesat dhe protestat e familjeve të fëmijëve të vdekur në Koçan, të cilat gjithashtu kërkojnë drejtësi jo selektive. Ky proces mund të përfundojë vetëm me zgjedhje të parakohshme parlamentare, deklaroi Ahemti. Sipas tij, në pako e kërkesave duhet të përfshihet edhe vetingu i të gjitha partive politike nga viti 1991 deri më sot, si dhe veting të të gjithë zyrtarëve lidhur me origjinën pronave të tyre. Gjithashtu shtoi edhe vetingun e procesit të privatizimit të pronës shtetërore, si dhe vetingun nën mbikëqyrjen ndërkombëtare edhe të gjyqtarëve, prokurorëve publikë dhe policisë.

Ahmeti pohoi se oferta për zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale ka ardhur nga kryeministri Hristijan Mickoski, që para se të kalojë 100 ditë të Qeverisë dhe para se ai të sfidonte liderin e LSDM-së, Venko Filipçe, në zgjedhje të parakohshme në Kuvend. Paralajmrpo se BDI gjatë javës do t’i ftojnë organet më të larta të partisë dhe do të mbajë takim.

Mickoski dje, e porositi se nëse është aq i mençur sa paraqitet, Ahmeti duhet të marrë mësim dhe në vend që të kërcënojë, do të bëjë reforma strukturore, si në aspektin kadrovik në partinë e tij ashtu edhe në figura të reja dhe me program të ri të dalë para qytetarëve për ta kërkuar besimin e tyre.

Nëse është aq i mençur sa paraqitet, Ahmeti duhet të marrë mësim dhe në vend që të kërcënojë, do të bëjë reforma strukturore, si në aspektin kadrovik në partinë e tij ashtu edhe në figura të

Mickoski gjithashtu e këshilloi Ahmetin,  që të mos jetojë në të kaluarën, por të shikojë drejt së ardhmes. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas shënimit të 122-vjetorit të vdekjes së Goce Dellçevit, Mickoski informoi gjithashtu se me shumë gjasa do të takohet me Arben Taravarin për funksionimin e tij të mëtejshëm në Qeveri dhe bashkëpunimin eventual me BDI-në në zgjedhjet lokale, që do të mbahet sot në orën 17 në Qeveri.

“E dëgjova atë brifing nga Ahmeti dhe bazuar në këtë mund të nxjerr dy konkluza, e para është të jap një këshillë, të shikojmë drejt së ardhmes, jo në të kaluarën. Fatkeqësisht, z. Ahmeti duket se ende jeton në të kaluarën sepse nëse jeton në të tashmen, do të mund të bëjë ndryshim të madh material midis të kaluarës dhe njerëzve nga e kaluara dhe e tashmja në të cilën ai është në opozitë, ndërsa përreth tij ka shumë milionerë që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve dhe kjo është arsyeja kryesore pse ai është në opozitë”, ka thënë Mickoski.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ministri turk i Tregtisë takohet me ministren e Financave të Maqedonisë së Veriut

Story i radhës

Hetimi i krimeve zgjedhore, drejtuesi i SPAK Altin Dumani takohet me Ilirjan Celibashin në KQZ!

Të fundit nga

Anulohet përkohësisht enkriptimi për bisedat në X

Përdoruesit e X nuk mund të dërgojnë më mesazhe të enkriptuara në platformë. Kompania tha përmes një përditësimi se do të ndërpriste funksionalitetin ndërsa po punon për të bërë përmirësime. Përdoruesit ende
sqmken
ShkoLartë