“Sikur kam Xhaxhin Enver mbi kokë”, Olsa Muhameti i përgjigjet Einxhel Shkirës: Gënjen veten

October 27, 2024
1 minut lexim

Moderatorja Einxhel Shkira, e cila u përfol se do të ishte opinioniste në “Big Brother VIP Kosova”, ka zbuluar arsyet pse nuk e pranoi rolin në këtë format. Edhe pse u raportua për një konflikt me autoren Olsa Muhameti që çoi në prishjen e marrëveshjes, Einxhel sqaroi mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” se nuk ka pasur asnjë debat.

Einxhel tha se e respekton shumë integritetin e saj dhe kërkon që kjo të reflektohet edhe nga bashkëpunëtorët e saj. “Unë jam pak kërkuese, e respektoj shumë atë që ofroj dhe dua që edhe pala tjetër të jetë e njëjta gjë. Nëse nuk ndodh, nuk kemi marrëveshje. Nuk kam firmosur asgjë dhe nuk kam qenë kurrë në atë rol,” u shpreh ajo.

Në lidhje me arsyet e refuzimit, Einxhel sqaroi se disa elementë nuk përputheshin me pritshmëritë e saj. “Nuk është pagesa ajo që më mban ose më lëshon. Dua të jem komode, të kem dashuri për atë që bëj dhe të jem e lirë, jo sikur kam Xhaxhi Enver mbi kokë. Dua të jem vetvetja, Einxhel Shkira,” theksoi ajo.

Pas këtyre deklaratave, autorja Olsa Muhameti reagoi në Instagram me një status ironik: “Kur mendon se po gënjen të tjerët, por në fakt po gënjen veten tënde. Më dhimbesh!”

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Von Cramon kundër Borrell: Nuk mund t’i njohim zgjedhjet në Gjeorgji

Story i radhës

Thumbon

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Ndërsa, maksimalet
ShkoLartë