Siguria në shkollat e Prishtinës, flet Sadriu-Lushaku: Disa shkolla kanë filluar të aplikojnë masa të reja

December 29, 2024
min lexim

Siguria në shkolla është gjithnjë e më e diskutuar në Komunën e Prishtinës, duke pasur parasysh rritjen e shqetësimeve për sigurinë e nxënësve dhe mësuesve.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehonë Sadriu-Lushaku, theksoi se siguria në shkolla ka shënuar progres, por ka ende hapësirë për përmirësime.

Në një intervistë për EO, Sadriu-Lushaku tha se situata e sigurisë ka qenë përgjithësisht e mirë, duke evidentuar vështirësitë që ndodhin ndonjëherë në disa shkolla.

 “Në përgjithësi situata e sigurisë në shkolla ka qenë optimale. I kemi evidentuar vështirësitë që i kemi në shkolla, normalisht që do të ishte më mirë që të kishim një mundësi të njëjtë unike të aplikimit në të gjitha shkollat, ne po shikojmë mundësinë se si të arrijmë deri aty” tha Sadriu-Lushaku.

Sipas saj, çdo shkollë ka krijuar mënyra të veta për të siguruar ambientin shkollor, duke përfshirë dhe angazhimin e prindërve.

“Deri më tani secila shkollë ka vendosur për mënyrën e sigurimit të vet edhe me participim të prindërve, por ka disa hapa të cilët duhet të ndjekim vitin e ardhshëm që synojmë të modifikojmë mënyrën e sigurimit nëpër shkolla”.

Ajo gjithashtu tha se disa shkolla kanë filluar të aplikojnë masa të reja, si mbyllja e dyerve gjatë pushimeve.

“Po ka progres sepse në disa shkolla kemi aplikuar mbylljen e shkollave dhe të mos i lëmë fëmijët të dalin gjatë pushimeve jashtë shkollave dhe i kemi kontrolluar brenda gjithë shkollës, por ka hapësirë për përmirësim, dhe këtë e pranoj”, tha Sadriu-Lushaku.

Drejtori i shkollës fillore “Emin Duraku”, Visar Osmani ka folur për situatën e sigurisë në shkollën e tij, duke theksuar progresin e arritur dhe masat e ndërmarra për të siguruar një mjedis të sigurt për nxënësit.

“E dini se kohëve të fundit dukshëm numër të problemeve ndërmjet bashkëmoshatarëve, është interesant që më shumë kemi problem te shkollat fillore se sa në shkollat e mesme, kjo është edhe sipas raporteve dhe informatave që kemi, si shkollë qëndrojmë mirë. Nxënësit tanë nuk dalin jashtë oborrit të shkollës, ata ushqehen brenda dhe në oborr nuk mund të futet asnjë veturë tjetër. Shkolla monitorohet prej 42 kamerave dhe e them me përgjegjësi që është njëra ndër shkollat më të sigurta në Komunën e Prishtinës, ndërsa problemet e brendshme që janë ndërmjet moshatarëve, ato janë prezentë në të gjitha shkollat, por po mundohemi që t’i reduktojmë me më pak pasoja”, ka deklaruar Osmani.

Ai gjithashtu theksoi se shkolla është monitoruar nga 42 kamera dhe se është një nga shkollat më të sigurta në Komunën e Prishtinës.

“Te ne nuk kemi ndonjë rast të raportuar për shkak se nuk mund të futet njeri në shkollë pa u kontrolluar nga stafi, çdo gjë është në monitorim, ndërsa te pjesa jashtë procesit mësimor bëjmë apel te prindërit që të jenë më vigjilent. Ka qenë një ndër institucionet, ndoshta më pak të sigurta në komunë, por kjo i takon të kaluarës, por në bashkëpunim me organet e shtetit Policinë e Kosovës, Drejtorinë e Arsimit dhe me stafin kemi pasur shumë vështirësi e shumë rreziqe,por i kemi larguar ato dukuri negative që kanë qenë jashtëzakonisht shqetësuese. Si rezultat i saj një kohë fillojë dhe rënia e fëmijëve, por sot situata është në favorin tonë dhe është shkollë me reputacion”, ka thënë Osmani. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kroatët sot votojnë për të zgjedhur presidentin e ri

Story i radhës

Nominimet e para në “BBVA4”, ja 4 konkurrentët që dalin në televotim

Të fundit nga

ShkoLartë