“Siguria në Rrugë”, maturantët e Prishtinës nisin garat me biçikleta

May 30, 2023
1 minut lexim

Ka filluar aktiviteti i garave me biçikleta në kuadër të projektit Revista Shkollore “Siguria në Rrugë 2023”.

Maturantë nga Prishtina kanë nisur këto gara në sheshin “Xhorxh Bush”.

Drejtori i akademisë “Tempulli”, Muhamed Krasniqi tha se këtë vit bëhen një dekadë prej kur kanë nisur këto aktivitete për sigurinë në rrugë.

“Kanë kaluar më shumë se 10 mijë nxënës dhe qindra shkolla kanë marrë pjesë. Kjo tashmë ka marrë karakterin edukativ”, ka thënë ai.

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu tha se janë duke punuar për zgjerimin e hapësirave për biçikletat.

Kemi zgjeruar shtigjet e biçikletave, jemi duke punuar për sigurinë më të madhe në to. Jemi në procedura finale të projektimit të këtij sheshi. Kam kuptuar rreth 6000 teste janë bërë. Kemi hapësirë dhe nevojë për përmirësim”, ka shtuar ajo.

Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Jeton Rexhepi theksoi se mbështesin çdo aktivet që ka qëllim të ulë rastet e aksidenteve në rrugë. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kina refuzon kërkesën e SHBA-së për takim të shefave të mbrojtjes

Story i radhës

Vdes legjenda e aktrimit

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë