Rusia ka paguar miliona për të siguruar urën e Krimesë. Kjo del nga një raport i BBC, transmeton “Bota sot”.
Sipas kësaj, një kompani e specializuar sigurie merrte çdo muaj deri në korrikun e kaluar barasvlerën e 900 mijë frangave për të garantuar sigurinë e urës.
Në gusht, shuma u rrit në pothuajse 1.1 milion franga zvicerane.
Për më tepër, kompania e sigurisë mori ekuivalentin e pothuajse 10 milionë frangave në prill për “rinovimin e urës për të garantuar sigurinë e trafikut”, vazhdon raporti.
Vetëm në vitin 2022, ekuivalenti i më shumë se 35 milionë frangave u shpenzua për sigurinë e urës së Krimesë – me sa duket pa asnjë efekt.
Ura e prestigjit të Putinit për në gadishullin e pushtuar u përfshi nga flakët të shtunën pas një sulmi të dyshuar nga ukrainasit.
Një pjesë e urës u shkatërrua, trafiku aktualisht mund të zhvillohet vetëm pjesërisht mbi urë.