signal eshte aplikacioni i preferuar i aleateve te trump por edhe kundershtareve te tij 67e3ea47d9130

Signal është aplikacioni i preferuar i aleatëve të Trump por edhe kundërshtarëve të tij

March 26, 2025
1 minut lexim

Ekipi i Elon Musk po punon për të goditur burokracinë federale dhe protestuesit që po përpiqen ta ndalojnë atë kanë diçka të përbashkët. Përdorin Signal për të mbajtur komunikimet e tyre të sigurta.

Signal, një aplikacion komunikimi me tekst dhe audio lançuar një dekadë më parë, shihet si standardi i artë i komunikimeve të enkriptuara sipas ekspertëve të sigurisë mobile.

Është adoptuar gjerësisht jo vetëm nga kritikët e qeverive, por edhe nga zyrtarë, ligjvënës, gjeneralë e drejtues korporatash.

Edhe përpara se aplikacioni të bëhej një pikë debati kur zyrtarë të lartë të Trump gabimisht vendosën një gazetar në diskutimet e tyre për sulmet në Jemen, Signal po fitonte popullaritet në Uashington.

Të dhënat nga Sensor Tower, një firmë analitike, tregojnë se shkarkimet e Signal në tre muajt e parë të 2025 janë rritur me 16 përqind krahasuar me tre mujorin paraardhës dhe 25 përqind krahasuar me tre muajt e parë të 2024.

Në Uashington është e vështirë të gjendet një i ngarkuar me detyra shtetërore që nuk përdor aplikacionin i cili operohet nga Fondacioni Signal. Një analizë e Associated Press zbuloi se Signal përdoret nga 1,100 zyrtarë shtetërore në 50 shtetet Amerikane.

Departamenti i Efikasitetit Qeveritar të Elon Musk koordinon punën përmes Signal sipas raportimeve të New York Times dhe Wall Street Journal. Vetë Musk e ka përdorur aplikacionin gjatë blerjes së rrjetit social Twitter në 2022 dhe së fundi e përdori për të komunikuar me nënën e një prej fëmijëve të tij, personalitetin e media Ashley St. Clair.

Disa qeveri zyrtarisht kanë dhënë bekimin e tyre për përdorimin e Signal. Në 2020, Komisioni Europian i tha stafit të përdorë Signal. Senati Amerikan ka aprovuar përdorimin e tij.

Madje edhe trafikantët e përdorin Signal ndërsa proteusit e shfrytëzojnë për të koordinuar veprimet e tyre. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

keto jane pikat qe u miratuan ne mbledhjen e sotme te qeverise 67e3e7877dd5e
Story i mëparshëm

Këto janë pikat që u miratuan në mbledhjen e sotme të qeverisë

fituesi i boterorit per klube do te fitoje 125 milione dollare 67e3eb3827c24
Story i radhës

Fituesi i Botërorit për Klube do të fitojë 125 milionë dollarë

Të fundit nga

Alarmi i Majkos: Nuk duhet të flemë!

Ndryshe nga cfare parashikojne sondazhet, pandeli majko e sheh me skepticizem 11 majin. Si nje beteje jo te lehte per ps, por edhe si nje udhekryq per vendin. Si nje veteran i
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë