Signal bëhet aplikacioni më i fundit i cili sjell historitë të cilat u popullarizuan aq shumë nga rrjeti social Snapchat. Aplikacioni i komunikimit lançoi veçorinë e re një muaj pasi zbuloi se së shpejti do ti sillte në platformë ndërsa ishte në fazë testimi.
Quajtur “Stories”, funksionaliteti i ri i Signal ju jep mundësi përdoruesve të postojnë foto të cilat mund të shikohen për 24 orë vetëm nëse i fshini manualisht.
Signal thotë se si çdo gjë në aplikacion, edhe historitë janë me enkriptim fundor dhe do të jenë të dukshme vetëm për përdoruesit që keni zgjedhur ti ndani me to.
Këto përdorues mund të jenë të gjithë kontaktet por edhe ata me të cilët keni komunikuar të huaj ose jo. Gjithashtu mund të krijoni histori të përshtatura të cilat janë të disponueshme vetëm për personat që keni zgjedhur ju.
Gjithashtu mund të ndani historitë ekzistuese me grupet. Të gjithë që janë në grup do të mund ti shohin ato edhe nëse nuk keni ndërvepruar asnjëherë me ta në biseda individuale.
Mbetet për tu parë sesi formati i ri do të ndikojë tek angazhimi dhe përdorimi i platformës së komunikimit të Signal. /PCWorld Albanian