Sigal Prishtina fiton Superkupën, në një finale me përplot dhunë nga tifozët 

December 11, 2022
1 minut lexim

Sigal Prishtina është fitues i Superkupës së Kosovës në basketboll. 

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 73:54 (13:8, 15:15, 24:14, 21:17) ndaj Trepçës, në  finalen që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Dy çerekët e parë me shikues dhe dy të fundit pa shikues, pasi që policia e zbrazi palestrën për shkak të sjellje të turpshme të tifozëve të dy klubeve. 

Tifozët e dy klubeve hodhën mjete piroteknike, thyen disa karrige, fyerje të llojllojshme dhe tensione të mëdha, shkurt e shqip një finale me përplot dhunë dhe e turpshme.

Trepça vetëm në çerekun e dytë ishte e barabartë me Prishtinën por jo edhe në tre të tjerët. 

Prishtina ka shënuar fitore bindëse, duke përfunduar një vit me trofe.

Basketbollistët Derrick Wilson me 18 pikë, Dustin Thomas me 16, Lejson Zeqiri me 12 pikë. janë me efikasit te Prishtina dhe Drilon Hajrizi me 12 pikë të Trepça.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zbulimi dhe luftimi i korrupsionit si kërcënim madhor për demokracinë

Story i radhës

“Opozita, pushteti moral i vendit”/ Berisha: PD po shndërrohej në fasadë të qeverisë, po bëheshin plane me Ramën për…

Të fundit nga

ShkoLartë