Vazhdojnë skandalet të paraqiten në rubrikën “RAPORTO edhe TI” që ditë më parë Portali TS e ka hapur. Në adresë të TS ka arritur se në shkollën Fillore “Migjeni” në Tetovë, udhëheqësi i Sektorit për Arsim në komunën e Tetovës e punëson gruan e tij edhe pse ka pasur kandidate tjera.
Sipas drejtorit të shkollës “Migjeni” në garë ka pasur disa kandidate, por është punësuar bashkëshortja e Validin Ademit që aktualisht është udhëheqës i Sektorit për Arsim në Komunën e Tetovës.
Shyrete Ademi është punësuar që një muaj në shkollën “Migjeni”. Nxënësit e aprovojnë se mësuesja Shyrete Ademi ju jep lëndën e Gjeografisë.
“Shyrete Ademi është punësuar, unë jam që dy muaj drejtor dhe kur u emërova drejtor i shkollës, bëra kërkesë te Sektori për Arsim në komunën e Tetovës dhe ata na dhanë leje dhe ne bëmë kërkesë deri te Enti për Punësim dhe ata na dhanë listingin për punësimin gjegjësisht për zëvendësimin tim e cila zgjatë tre muaj dhe ky vend del edh enë konkurs.” u shpreh drejtori i Migjenit.
Por si është zgjedhur Shyrete Ademi nga listingu u Entit për Punësim, drejtori thotë thjeshtë e kanë zgjedhur.
“Kishte edhe emra të tjerë, por ne e zgjodhëm Shyrete Ademin, pasi ligji ma mundëson” u shpreh drejtori i shkollës Migjeni.
Sipas tij pas tre muajve do të ketë konkurs të rregullt dhe do të shihet se kush do të pranohet.
Gazetari i TS, Nevrij Ademi është drejtuar edhe në komunën e Tetovës edhe në Sektorin për Arsim se si është punësuar bashkëshortja e udhëheqësit të Arsimit, Valedin Ademit.
Udhëheqësi i Arsimit, Valedin Ademit u shpreh se ka qenë e vetmja kandidate për punësim.
“Punësimi i bashkëshortes sime është bërë nëpërmjet Entit për Punësim, është e vërtet që është e paraqitur si zëvendësim i drejtorit. Punësimi nuk ka ardhë nga ana e Sektorit, por punësimi vjen pasi ka qenë e paraqitur në Entin për Punësim si e pa punë në lëminë e Gjeografisë” u shpreh Ademi
Sipas tij nuk ka pasur kandidate tjetër ka qenë e vetmja edhe pse drejtori u shpreh se ka pasur edhe kandidat tjerë.
Ai u shpreh se në këtë rast nuk ka konflikt interesi punësimi i bashkëshortes, por në konkursin e hapur pas tre muajve le të fitojë ma i miri. /TS/
https://fb.watch/jSHNCeCOWy/?mibextid=Nif5oz