Si u zbuluan gjurmët e Sari Salltikut në Teqen e “Reshat Dede Baba”, në Sarandë

December 12, 2022
1 minut lexim

Në emisionin Autokton të autores Anila Ahmataj  këtë të diel u trasmetua historiku i Teqes së “Reshat Dede Baba”në Sarandë. Në këtë Teqe  shërben Baba Sadiku. Babai i kësaj Teqe rrëfeu për gjurmët e herëshme të Sari Salltikut, të cilat gjenden brenda mekamit.

Teqeja u ndërtua pikërisht afër gjurmëve si amanet i  të parëve  të bektashizmit.

Pamja përrallore e shtrirë në formën e një amfiteatri  madhështor, na rrëmbeu këtë herë zemrën dhe shpirtin. Udhëtuam me kilometra për të mbrritur në këtë qytet bregdetar që mesa duket është më i veçanti për nga pozita gjeografike. Saranda  qyteti i bukurive natyrore, qyteti i vizitorëve, flamur që valviten dhe pulëbardha që përplasin krahët nën qiellin e lirisë. Vetëm 2 kilometra nga qëndra e Sarandës ndodhet ky objekt kulti.

Teqeja e  “Reshat Dede Baba” një godinë madhështore pozicionuar mbi një kodër, e cila rrethohet nga vargmale, male, det e ishuj.
Territori që rrethon Teqen e “Reshat Dede Baba” është afërsisht 11 mijë metra katror. Themelet e të cilës janë hedhur  në 4 qershor të vitit 2009, kjo Teqe është ende në rikonstruksion dhe Baba Sadiku na rrëfeu se punimet e saj përfundojnë në qershor të vitit  2023.

Bukuria përrallore e ambientit të brendshëm dhe veçantia e dhomave të pozicionuara dhe të etiketuara me emra të ndryshëm, si dhoma “Kafe Oxhaku” apo dhoma ku kryhej rituali i faljes së fshehtë shpirtërore.Baba Sadiku tregoi sesi besimtarët e sektit bektashi e kishin të nevojshme ndërtimin e këtij objekti kulti. E veçant a e këtij rrugëtimi brenda Teqes ishin pavionet r ndërtuara së fundmi ku brenda tyre gjendej muzeu artizanal, muzeu etnografik dhe muzeu i veshjeve të dervishëve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Marko: Verstapeni s’ka konkurencë për titullin e radhës

Story i radhës

Të hetohet Lista Srpska!

Të fundit nga

Anisa, Gjestit: Mos u ndiko nga Xheneta

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa pati një mesazh për Gjestin, teksa ishin duke biseduar. Ajo i tha që të mos ndikohet banorja tjetër e shtëpisë. “Për Xhenetën e kam
ShkoLartë