Një tërmet me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter goditi Turqinë jugore herët në mëngjes dhe raportet fillestare treguan se ai u ndje në pjesën më të madhe të vendit dhe disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë fqinje.
Numri zyrtar i të vdekurve, sipas informacioneve të fundit, në të gjithë Turqinë dhe Sirinë tani është më shumë se 1500, me mijëra të plagosur. Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar.
Sipas USGS, tërmeti shkatërrues me magnitudë 7.8 ka ndodhur në orën 4:17 të mëngjesit me orën lokale në një thellësi prej rreth 17.9 kilometra. Dyshohet se numri i të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë pasi tërmeti ka zënë shumicën e njerëzve në gjumë.
Seismic waves from the M7.8 (USGS) earthquake in Southern Turkey crossing Europe. Each dot is a seismic station. (GMV) https://t.co/6cY0RObbXv pic.twitter.com/SHbdkxQXzD
— Nahel Belgherze (@WxNB_) February 6, 2023
Epiqendra e tërmetit ishte në distriktin Pazardzhik, në provincën Kahramanmaras në juglindje të vendit.
Janë publikuar pamjet e përhapjes së valëve sizmike në të gjithë Evropën pas tërmetit katastrofik.
Valët sizmike janë në të vërtetë valë elastike që ndodhin në sipërfaqen e një thyerjeje në një plan të defektit ose për shkak të ndonjë shqetësimi (p.sh. një përplasje ose shpërthim meteori).
Gjatë një tërmeti, rreth 90% e energjisë totale do të shpenzohet për fërkime dhe efekte të ndryshme termike, ndërsa 10% do të çlirohet në formën e valëve sizmike. Ekzistojnë dy grupe themelore të valëve sizmike: valët trupore dhe valët sipërfaqësore.