Si u ekzekutua me 100 plumba 28-vjeçari në Milot, zbulohen lidhjet me Brilant Martinajn

July 24, 2022
1 minut lexim

Kanë dalë në dritë detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur të premten në Milot, ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi shtetasi 28-vjeçar Klisman Tuçi (Preçi) dhe u plagos 46-vjeçari Ylli Brahimi.

News 24 bën me dije se ky i fundit të ishte të kishte të njohur Brilant Martinajn, i cili u ekzekutua pak ditë më parë në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku ndërruan jetë dhe Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

Mësohet se gjatë natës së djeshme janë shoqëruar 12 persona të cilët mund të kenë dijeni në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor ka ushtruar kontrolle në 8 ambiente, me qëllim grumbullimin e provave, si dhe ka sekuestruar në vendngjarje 108 gëzhoja, që janë dërguar për ekzaminim në laboratorin e policisë shkencore.

Gjithashtu po bëhet kqyrja e kamerave të sigurisë për të zbuluar lëvizjet e atentatorëve dhe për të hedhur dritë mbi indicie që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Numri i lartë i gëzhojave të gjetur në të dyja ngjarjet, si në masakrën e Fushë-Krujës ashtu edhe në atentatit të Milotit është tregues i së njëjtës taktikë dhe tregues i ngjashmërisë mes dy ngjarjeve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

HIMARS ‘po e ndryshojnë lojën’ në luftën e Ukrainës, Rusia ‘në formë të tmerrshme’ – thotë gjenerali amerikan në pension

Story i radhës

Tupançevski: Fjalën e urrejtjes jo çdoherë duhet ta lidhim me Bullgarinë

Të fundit nga

ShkoLartë