Për shumë arsye, fëmijët e vegjël frikësohen kur janë vetëm, sidomos gjatë natës dhe në errësirë. Shpesh ata përfytyrojnë të gjitha llojet e krijesave të frikshme në dollap apo nën shtrat. Fëmijët shumë të vegjël nuk mund të ndajnë realitetin nga fantazia dhe kur nuk shohin se çfarë ka rreth tyre, imagjinatat e tyre vihetnë punë.
Si mund ta lehtësojmë frikën për errësirën?
Merreni seriozisht frikën e fëmijës suaj. Është e rëndësishme të mos e hidhni poshtë dhe ta tallni frikën e tij. Dëgjojeni si ndihet dhe shpreheni me fjalë se e kuptoni.
Sigurojeni se jeni atje për ta ndihmuar. Ofrojini rehati sipas nevojës dhe tregoni se nuk ka asgjë të frikshme në dhomën e tij. Kjo mund të nënkuptojë kërkimin nëpër dhomë për t’i vërtetuar se gjithçka është në rregull.
Me kalimin e kohës, ndihmojeni në mënyrë aktive të zotërojë frikën duke i lexuar histori rreth fëmijëve të vegjël dhe përbindëshave.
Së fundi, shikoni me sytë e fëmijës duke kujtuar fëmijërinë tuaj. Çfarë ju frikësonte? Dhe çfarë ju ka ngushëllaur në atë kohë? Ashtu si në shumë aspekte të prindërimit, kujtimet e fëmijërisë na japin shpesh informacionin më të mirë se si të kujdesemi për fëmijët tanë.