​Si t’i dalloni shenjat e kulturës toksike në përshkrim të punës?

min lexim

Përpara se të filloni të punoni diku, është pothuajse e pamundur të mos dallohen shenjat kur një vend pune është toksik, thjesht punonjësit janë aq të entuziazmuar ta gjejnë një vend pune, sa nuk e shohin asnjë prej shenjave, deri kur të përballen “me të keqen” dhe detyrohen të largohen.

Shenjat më të fuqishme janë gjatë intervistës së punës, por a e keni ditur që ato mund të shihen edhe në përshkrimin e punës? Ju e pyesni veten se cilat janë ato, e Akademi Pune në vazhdim do t’ jua tregojë disa, të thëna nga ekspertë të punësimit.

“Aftësia për të toleruar nivele të larta të stresit dhe ndryshime të vazhdueshme të afateve, lëvizje e ethshme etj.”, këto janë vetëm disa nga pikat në përshkrimet e punës së shumë kompanive. Në rregull, natyra e punës në atë kompani mund të jetë nën presion, por çfarë bën kompania për ta ulur stresin e punës te punonjësit e saj, apo thjesht siç po shihet në përshkrim të punës, nuk i intereson fare. Askush nuk është imun ndaj punës stresuese edhe personi më i fuqishëm.

Tituj të çuditshëm ose gjuhë e lezetshme

Përshkrimi i punës duhet të qëndrojë sa më shumë në vija të pjekurisë profesionale. Në të kundërtën, trajnerja e karrierës, Anne Kelly për The Muse thotë, që kur përshkrimet e punës janë shumë të lezetshme ose të çuditshme, kjo do të thotë që kompania po përpiqet shumë “ata nuk e dinë se kush janë dhe po përpiqen të apelojnë tek një anë më e papjekur e dikujt.”

Shembull, sipas saj nëse kompanitë i përdorin termat “mjeshtër i fjalëve”, “magjistar i fjalëve”, kjo do të thotë që punëdhënësi nuk po i kupton plotësisht sfidat e atij profesioni. Pra, ata po e kërkojnë një person i cili e bën magjinë, pra toksikja fillon kur ata ta kuptojnë që punonjësi është njeri si gjithë të tjerët e edhe ai nuk është i pagabueshëm.

Listë e paqartë dhe e gjatë e përgjegjësive

Kur një kompani nuk është në gjendje t’ju tregojë se çfarë keni për të bërë, atëherë ajo nuk e ka të qartë as vetë, kështu shprehet Katrina Kibben, përvoja toksike e se cilësi e frymëzoi ta hapte një kompani për trajnime për shkrimin e përshkrimeve të punës “Three Ears Media”.

Ndryshe prej kësaj, ata mund të shkruajnë shumë detyra të tjera, që “e detyrojnë” punonjësin e ardhshëm t’i bëjë, e shpesh e kalojnë edhe pozitën e punës për të cilën po kërkojnë.

Punëdhënësi duhet të jetë në gjendje ta analizojë gjendjen, të njoh arsyen pse është duke e kërkuar një punonjës tjetër dhe të jetë në gjendje ta përcaktojë se deri në çfarë mase një punonjës është në gjendje të bartë detyra mbi shpatulla. Në fund të fundit, ky duhet të jetë edhe qëllimi i liderit të vërtetë.

Nëse e shihni këtë shenjë, por nuk dëshiron të heqësh dorë që në përshkrim të punës duhet të jesh vëzhgues edhe në intervistën e punës, në mënyrë që të largoheni sa më parë nga një vend toksik i punës.

Orare të paqarta

Zakonisht kompanitë që nuk e shohin si të rëndësishëm orarin, janë ato lloj kompanish të cilat mendojnë që punonjësit e tyre duhet të jetojnë për ta. Këtu fillon kultura toksike. Ato harrojnë që punonjësi i tyre ka jetë edhe jashtë punës dhe jo patjetër gjithçka tjetër duhet ta lidhin me të.

Pra, ata presin që mund t’ia ndryshojnë punonjësit orarin sa herë të duan, ta angazhojnë me punë kur të duan dhe punonjësi ta pranojë këtë fakt pa ankesa, “sepse kështu e do puna”.

Ndryshimet në paga

Nëse paga ndryshon në mënyrë marramendëse, pra nga oferta deri në negociatë, kjo do të thotë që punëdhënësit po i paguajnë ata që janë në gjendje të negociojnë jo ata të cilët janë të aftë. Si rezultat, ata nuk po e vlerësojnë punën në radhë ta parë, pastaj punonjësin. Kjo është shenjë e paqartësisë, pra punëdhënësi nuk është i njohur me tregun e as nuk është dikush i cili do të të vlerësojë më vonë.

Urgjenca dhe stresi

Çfarë kuptimi kanë fjalët “mjedis me ritëm të shpejtë”, “ritëm i ethshëm”, “kapacitet i lartë”, “përballon mirë stresin”, “funksionon mirë nën presion”? Sipas trajneres Kelly, kjo do të thotë që ata nuk e vlerësojnë kohën tuaj. Frazat si “kapacitet i lartë” do të thonë “ne duam të të zotërojmë ty”. Pra, të gjitha këto janë fraza të zbutura të një gjuhe shumë më të vrazhdë nëse bëheni pjesë e asaj kompanie.

Përshkrimet e punës nuk janë thjesht tekste të shkurtra ose të gjata, ato janë pasqyra e kompanisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA përballet me Kinën dhe Rusinë në OKB lidhur me lëshimet e raketave koreano-veriore

Story i radhës

Këto janë vendet që do mbesin pa rrymë sot

Të fundit nga