Si të Ulni Nivelet e Larta të Yndyrnave në Gjak

June 14, 2024
min lexim

Trigliceridet janë një tip yndyre që gjendet në gjak. Ato i duhen trupit për energji. Por duhet të keni kujdes me nivelet e larta të tyre.

Nëse nuk janë në nivelet e duhura, mund të shkaktojnë krijimin apo përkeqësimin e sëmundjeve të zemrës.

Njerëzit që vuanë nga diabeti shpesh hasin probleme me manaxhimin e triglicerideve pasi diabeti është një sëmundje shumë e komplikuar.

Sipas Shoqatës Amerikane të Shëndetit të Zemrës, ndryshimet në mënyrën e jetesës shkaktojnë një rritje të nivelit të yndyrnave apo triglicerideve.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, disa nga mënyrat për t’i mbajtur nën kontroll janë: kontrolli i diabetit, aktiviteti fizik, humbja në peshë dhe lënia e cigares.

Gjithsesi ju mund të provoni të ulni trigliceridet tuaja duke evituar konsumimin e ushqimeve që ndikojnë në rritjen e tyre.

Cilat janë produktet që shkaktojnë nivele të larta trigliceridesh?

Sheqeri

Sheqeri në formën e fruktozës, është shumë i lehtë që të tejkalohet doza e nevojitur ditore e tij.

Duke qenë se fruktoza gjendet më së shumti tek frutat dhe shtohet tek shumë produkte si një ëmbëlsues, personat që vuajnë nga trigliceridet duhet të evitojnë ngrënien e tepër të tyre.

Nëse vuani nga diabeti këshillohuni me mejkun rreth dozës ditore të frutave që ju mund të konsumoni.

Për më tepër frutat janë të pasura me fibër, gjë që e ngadalëson përthithjen e fruktozës nga trupi.

Ndërsa produkte si akulloret, lëngjet e frutave, pekmezi, reçeli, apo kompostot duhet t’i evitoni.

Yndyrnat

Yndyrnat e ngopura zakonisht gjenden tek ushqimet e skuqura, tek mishi i kuq, tek lëkura e pulës, gjalpi, të verdhat e vezëve. Po ashtu tek margarina, bulmeti dhe tek produktet e fast-food.

Të gjithë personat që vuajnë nga nivelet e larta të triglicerideve, duhet që t’i shmangin këto ushqime sa më shumë të munden.  Në vend të mishit të kuq apo pulës së plotë, përdorni peshk apo pjesë pa shumë yndyrë të pulës.

Drithërat e përpunuar ose ushqimet me përmbajtje niseshteje

Drithërat e përpunuara kanë përmbajtje të lartë sheqernash të shtuara, dhe zakonisht përgatiten nga mielli i bardhë, i cili ngre nivelet e triglicerideve.

Këshillohet që të qëndroni larg produkteve të bukës së bardhë, makaronave të përgatitura me miell të tillë apo dhe picave, ëmbëlsirave, biskotave apo tortave.

Alkooli

Konsumimi i tepërt i alkoolit përveçse dëmton mëlçinë, nxit atë që të prodhojë më shumë trigiliceride.

Ushqime kalorike

Kaloritë ndryshojnë sipas moshës, gjinisë, gjatësisë dhe peshës së gjithësecilit.

Prandaj është shumë e rëndësishme që të konsumohet sasia e duhur.

Nëse e tejkaloni limitin tuaj të kalorive ditore ju mund të rrezikoni që të rrisni nivelet e triglicerideve duke shkaktuar probleme në organizmin tuaj./AgroWeb.org

Burimi: agroweb.org

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Me sa vjet eksperiencë?”/ Juli ngacmon Rozën për moshën në ditën e ditëlindjes

Story i radhës

Një gazetari ruso-izraelit i ndalohet hyrja në Serbi

Të fundit nga

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë