Jemi në atë periudhë të vitit ku kujdesi për lëkurën nuk duhet të kufizohet vetëm tek blerja e produkteve kozmetike, të cilat shpeshherë nuk janë ato të duhurat apo kanë në përmbajtjen e tyre përbërës me veti kimike, por mbi të gjitha tek parandalimi dhe trajtimi në kohë i të gjitha problematikave të saj. Ulja e temperaturave dhe ekpozimi në të ftohtë për një kohë të gjatë, mungesa e trajtimit të duhur dhe konsumi i ushqimeve acide janë disa prej shkaqeve që çojnë në shfaqjen e buzëve të çara.
Por, e dini cila është mënyra e duhur për t’i trajtuar ato? Sigurisht që scrubi. Para së gjithash duhet të shmangni përdorimin e buzëkuqit mat gjatë kësaj periudhe pasi ky i fundit than akoma më shumë buzët, si dhe evitoni ushqimet acide si agrumet, speci djegës, hudhra e tij.
Para se të kalojmë tek 3 recetat e scrubit duhet t’i fërkoni paraprakisht me një furçë dhëmbësh me qime të butë me pak ujë të vakët.
1.Scurb me banane dhe sheqer: Ky lloj scrub-i nuk ka në përmbajtjen substanca vajore, çka e kthen në produktin ideal për ato zonja, zonjusha që kanë lëkurë të yndyrshme. Përbërësit: 1 banane e pjekur mirë dhe 3 lugë gjelle sheqer të bardhë.
Bashkojini të gjithë përbërësit dhe përziejini derisa të bëhet një masë homogjene. Më pas fërkoni buzët me lëvizje rrethore dhe lani gojën, por edhe gjithë fytyrën me ujë të vakët.
2.Scrub më sheqer kafe dhe vaj kokosi
`3.Scrub sodë buke dhe mjaltë