Si të Shmangni Thinjat e Parakohshme të Flokut

July 31, 2023
1 minut lexim

Flokët thinjen kur trupi resht së prodhuari pigmentin melaninë që është përgjegjëse për ngjyrën e flokut.

Bëhet fjalë për një proces natyral që shkon krah për krah me moshën.

Tradita shqiptare i quan flokët e bardhë si shenjë fisnikërie.

Por ata që i mbajnë thinjat, sidomos në moshë të re, duan disa përgjigje se pse u ka ndodhur të zbardhen para kohe.

Lexoni më poshtë disa të dhëna nga AgroWeb.org

Shkaqet Kryesore Të Shfaqjes Së Thinjave

Ekspertët kanë identifikuar disa prej shkaqeve të mëposhtme të zbardhjes së flokëve.

Problemet në Ushqyerje

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mungesat e vitaminave B12, zinkut dhe bakrit shkaktojnë shfaqjen e parakohshme të thinjave.

Këto ushqyes ndihmojnë në procesin metabolik që u jep flokëve ngjyrën natyrale.

Faktori Genetik

Në shumë raste, faji pas shfaqjes së hershme të thinjave qëndron tek faktori genetik.

Në këtë rast, thinjat janë realitet i pandryshueshëm.

Ndotja Mjedisore

Ndotja e përditshme që rrezikon flokun e dobëson shumë atë.

Këto goditje të njëpasnjëshme shkaktojnë eventualisht zbardhje të tij.

Duhani

Radikalet e lira që prodhohen nga pirja e duhanit shkaktojnë stres oksidues që dobëson prodhimin e melaninës dhe nxit zbardhjen e flokut.

Stresi

Tensioni i lartë, stresi dhe ankthi janë ndër shkaqet kryesore të zbardhjes së parakohshme të flokut.

Flokët që bien si pasojë e një ndodhie traumatike apo stresuese mund të rriten sërish, por kësaj here të thinjur.

Tiroidja

Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga tiroidja kanë tendencën të thinjen përpara kohe.

Ushqimet Më Të Mira Kundër Thinjes së Flokëve

Bajamet

Bajamet duhet të bëhen pjesë e regjimit tuaj ushqimor sepse janë shumë të pasura me vitaminë E, e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin e flokëve.

Arrat

Arrat janë të pasura me biotinë.

Kjo vitaminë ul numrin e thinjave dhe përmirëson paraqitjen e flokut.

Barishtet

Spinaqi, selinoja, specat, lakra, kastraveci e barishtet janë shumë të pasura me vitamina dhe minerale të cilët ushqejnë flokun dhe pengojnë shfaqjen e thinjave.

Salmoni

Salmoni është shumë i pasur me selenium që ndihmon në prodhimin e hormoneve të dobishme për flokun.

Për më tepër, salmoni përmban proteina të cilat pengojnë thinjen e tij./AgroWeb.org

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkelën rregullat e qarkullimit, Rrugorja vendos gjoba për shoferët e këmbësorët

Story i radhës

KMDLNJ: Gjykata vendosë për Klan Kosovën

Të fundit nga

ShkoLartë