Si të shëroheni nga një marrëdhënie toksike

min lexim

Rimëkëmbja nga një marrëdhënie toksike mund të jetë një sfidë që mund të marrë kohë. Këtu janë disa sugjerime për t’ju udhëhequr në rrugën drejt shërimit.

Zero kontakt ose shumë pak kontakt!

Është e vështirë të shëroheni kur një person toksik përpiqet të komunikojë vazhdimisht me ju. Bëjini “block” email-et, numrat e telefonit apo llogaritë e rrjeteve sociale. Nëse keni fëmijë me një person toksik, mund t’ju duhet ende të mbani kontakt me ta. Sigurohuni që kontakti të sillet vetëm rreth fëmijës. Kontaktoni një avokat familjar për të mësuar të drejtat tuaja dhe të fëmijëve.

Rilidhuni me njerëz të shëndetshëm emocionalisht

Personi toksik mund t’ju ketë izoluar nga miqtë dhe familja, sepse me shumë mundësi ata do t’ju thoshin se marrëdhënia që keni është toksike. Rilidhuni me njerëz emocionalisht të shëndetshëm dhe mbajini ata pranë vetes.

Gjatë kësaj kohe mund të shqetësoheni se do të gjykoheni. Varet tërësisht nga ju nëse doni ta diskutoni lidhjen toksike me të afërmit apo t’u tregoni atyre pse jeni larguar.

Harroni për një “mbyllje të denjë” të lidhjes

Me shumë mundësi ky person nuk do t’ju kërkojë një falje të sinqertë, pa kërkuar “një shans të dytë” apo një “rikthim”. Njerëzit toksikë nuk mbajnë përgjegjësi për sjelljen e tyre. Thjesht ndajeni mendjen se lidhja përfundoi dhe bëni paqe me këtë fakt, sado e vështirë të jetë.

Merrni parasysh t’i shkruani një letër të padërguar personit toksik. Shkruani gjithçka që do t’u thoshit nëse do të ishit ballë për ballë. Thjesht shkrimi i letrës ju ndihmon të përpunoni atë që keni përjetuar.

Bisedoni me një profesionist të shëndetit mendor

Kur keni kaluar një marrëdhënie toksike, mund të përjetoni simptoma të çrregullimit të stresit post-traumatik. Është thelbësore të flisni për përvojat tuaja me një profesionist të shëndetit mendor.

Mos harroni se asnjë shërim nuk ndodh brenda natës. Merrni kohën tuaj dhe mbani mend se pas disa kohësh, nuk do e ndjeni më atë peshën e rëndë mbi supe, që ndoshta ndjeni sot.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zelensky betejë gjeopolitike kundër Putinit, kërkon mbështetje nga vendet e Amerikës Latine

Story i radhës

Ndryshojnë numrat, Pogba së shpejti te Juventusi

Të fundit nga